E Premte, 03.29.2024, 09:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Berisha: Kompanitë franceze janë të mirëpritura në Shqipëri për t'i shndërruar investimet e tyre në histori suksesi
E Premte, 04.24.2009, 02:39pm (GMT+1)

ATSH/.- Kryeministri Sali Berisha nisi të premten vizitën e tij në Francë, me ftesë të Presidentit francez,  Nikola Sarkozi, duke marrë pjesë në Konferencën e organizuar për nder të tij në Paris, nga MEDEF, Shoqata Franceze e Biznesit dhe nga Presidenti i Këshillit të Drejtuesve të Kompanive Franceze,  Charles Paradis.

     Sipas burimeve të Zyrës së Shtypit të Qeverisë, gjatë fjalës së tij në këtë takim, Kryeministri Berisha ftoi investitorët e huaj të investojnë në Shqipëri, duke i siguruar ata se investimi i tyre do të jetë një histori suksesi. "Ekonomia shqiptare,- nënvizoi Kryeministri,- është ekonomi e re, dinamike dhe shumë entuziaste. Qeveria është e vendosur të vazhdojë të mbështesë fuqishëm biznesin e huaj dhe atë vendas".     
     Në fjalën e tij, Kreu i qeverisë u ndal në potencialet e mëdha të Shqipërisë. "Shqipëria është një vend i vogël gjeografikisht, u shpreh ai, por ajo ka mundësi të mëdha zhvillimi. Në këtë aspekt, z. Berisha përmendi potencialet në fushën energjetike të vendit, duke evidentuar kontratat e shumta të firmosura tashmë në këtë fushë, projektet për 4 parqe të mëdha industriale, në Vlorë, Shkodër, Lezhë dhe Koplik, që do të ofrojnë edhe një mundësi shumë të mirë punësimi. 

     Përsa i takon zhvillimit të turizmit në vend, Kryeministri tha se 2.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë vitin që kaloi, pa asnjë incident, pasi ata vizitonin një vend të sigurt. Ai vuri në dukje se janë rreth 400 kilometra bregdet, pjesa më e madhe e të cilit është ende i pashfrytëzuar.  
     Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha informoi të pranishmit për zhvillimet pozitive në Shqipëri. Ai vlerësoi takimin që zhvillohet në një periudhë mjaft të rëndësishme për zhvillimin, jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë rajonit, sidomos në proceset integruese të tyre, si dhe progresin e jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe forcimin e demokracive. Hyrja në NATO e Shqipërisë dhe Kroacisë e ka bërë gjithashtu rajonin më të sigurt se kurrë më parë duke shtuar vlerat e lirisë dhe demokracisë.

     Kryeministri u ndal në politikat ekonomike të ndjekura nga qeveria shqiptare, duke theksuar se ajo ka prezantuar një buxhet, i cili lejon Shqipërinë që të ruajë ekuilibrin makro-ekonomik të vendit. Qeveria shqiptare ka mbështetur dhe ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm për krijimin e një klime sa më të favorshme të biznesit dhe afrimin në këtë mënyrë të sa më shumë investitorëve të huaj në vendin tonë, tha ai.          

     Sipas z. Berisha ekonomia shqiptare do t'u rezistojë pasojave të krizës globale, duke njohur rritje edhe për vitin 2009. Në këtë kontekst, ai tha se "të gjithë investitorët që kanë nisur projekte e tyre në Shqipëri, nuk kanë njohur lëkundje, ndalje, e aq më pak tërheqje prej tyre, me gjithë krizën ekonomike globale. Vetëm në muajin dhjetor janë nënshkruar kontrata koncensionare në fushë energjetike me një vlerë prej 3.5 miliardë dollarësh".
     Në fjalën e tij Kryeministri nënvizoi se vitet 2005-2009 kanë shënuar etapa mjaft të rëndësishme të historisë së Shqipërisë dhe fillimin dhe kompletimin e disa reformave jetike për vendin. Duke u bazuar në rezultatet e tyre, në klasifikimin e saj, Banka Botërore dhe Doing Bissnes, në vitin 2008 e renditën Shqipërinë në 10 vendet e para për sa u përket reformave në vend.

     Kryeministri tha se prioritet i qeverisë mbeten investime të mëdha në infrastrukturë, ku çdo vit ajo investon në këtë sektor 10 % të GDP-së, për modernizimin e akseve kryesore infrastrukturore dhe për zhvillimin e infrastrukturës rurale.
     Në këtë konferencë ishin të pranishëm përfaqësuesit më të rëndësishëm të biznesit francez, të korporatave të mëdha, të grupeve bankare, grupeve të menaxhimit etj, të cilët me pjesëmarrjen e tyre të gjerë kishin treguar një interes shumë të madh për vizitën e Kryeministrit Berisha në Paris

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Socialistët përfundojnë listën e kritereve që duhet të plotësojnë kandidatët për deputetë (04.24.2009)
PS: Maxhoranca të dëgjojë zërin e opozitës për të shpëtuar zgjedhjet (04.23.2009)
Veton Surroi: Duhet gjetur formula për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi (04.22.2009)
Në Shqipëri për të parë tokën që koha e harroi (04.21.2009)
Procesi do të jetë i gjatë (04.20.2009)
PSD kërkon që Kisha Ortodokse e Kosovës të ndahet nga ajo e Serbisë (04.19.2009)
Shpërbëhet koalicioni partiak në Preshevë (04.19.2009)
Ramush Haradinaj shpallet qytetar nderi i Gjirokastrës (04.18.2009)
Intervistë e Hashim Thaçit në Radio Kosova: Sllovenia mbështetëse e fuqishme e Kosovës (04.16.2009)
Meta koalicion me Ramën pas zgjedhjeve (04.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]