VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ramush Haradinaj: Gjashtëpikëshi po zbatohet
E Premte, 04.24.2009, 02:49pm (GMT1)

Evropa e Lirë - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si "një nga rastet më eklatante" deklaratën e kryeministrit të Kosovës, HashimThaçi se "Prishtina nuk e ka në agjendë planin gjashtëpikësh".
"Pyetja shtrohet, a janë në Kosovë për kryeministrin pjesët e banuara me serbë? Nëse janë, atëherë duhet ta ketë në agjendë gjendjen në këto territore, sepse atje po zbatohet gjashtëpikëshi", ka thënë lideri i opozitës, duke e cilësuar madje një situatë të këtillë si "një ofendim intelektual jo vetëm karshi politikëbërësve, por edhe qytetarëve".
Këto komente zoti Haradinaj i ka bërë pas takimit që ka zhvilluar me kryetaren e Partisë "ORA", Teuta Sahatçia. Voal-online.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.