VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PD mbledh kuvendin më 23 maj
E Djelë, 04.26.2009, 02:21pm (GMT1)

Voal-online Agjencia NOA bën të ditur se Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë u mblodh mbrëmë dhe diskutoi gjerësisht për Kuvendin e ardhshëm të forcës kryesore të mazhorancës dhe programin e saj. Në mbledhjen e Kryesisë u vendos që Kuvendi i ardhshëm i Partisë Demokratike të mblidhet në datë 23 Maj 2009. Kuvendi i ardhshëm do të miratojë programin elektoral të Partisë Demokratike, program ky i cili do të përfshijë si reformat e mëdha në fushën:- Shëndetësisë; - Arsimit; - Bujqësisë; - Ekonomisë; - Punësimit. Po ashtu dhe projektet e mëdha kombëtare, akset e mëdha rrugore si dhe infrastrukturën rurale në mbarë vendin. Kryeministri Berisha do të drejtojë programin e PD si dhe do të kryesojë hartimin dhe diskutimin e tij. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, tha Sekretari i Përgjithshëm z.Ridvan Bode do të merret me anën organizative të Kuvendit.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.