VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Partitë politike në kërkim të profilizimit

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 04:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Partitë politike në kërkim të profilizimit
E Martë, 04.28.2009, 08:46am (GMT+1)

Analistët politikë kritikojnë partitë politike që ende nuk kanë gjetur profilin e tyre. Madje, sipas tyre, partitë politike në Kosovë nuk po mbrojnë interesat e qytetarëve dhe, siç thonë ata, nuk janë as demokratike.

Partitë politike në Kosovë nuk kanë një profilizim të qartë të tyre. Kështu konsiderojnë analistët politikë dhe drejtuesit e Institutit Demokratik të Kosovës.
Sipas tyre, në bazë të programeve dhe aktiviteteve që bëjnë partitë politike, vërehet lehtë se ato nuk dallojnë shumë për kah programet që kanë. Analisti për çështje politike, Ramush Tahiri, thotë se partitë që veprojnë sot në Kosovë, nuk po mbrojnë interesat e qytetarëve dhe nuk janë as demokratike

"Partitë politike në Kosovë nuk janë të profilizuara nga orientimi i tyre dhe partitë politike nuk mbrojnë interesat e shtresave të caktuara të popullsisë. Të gjitha partitë edhe nga karakteri i vet nuk janë demokratike, sepse nuk i janë nënshtruar procesit zgjedhor, që thonë nga aktivet te degët dhe për lartë, për t'u zgjedhur në të gjitha funksionet, por janë të orientimit liderist", thotë Tahiri.

Nga ana tjetër, edhe drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, konsideron se partitë politike në Kosovë nuk janë të profilizuara, madje, sipas tij, partitë kryesisht janë mbështetur në programet e tyre, ndërkohë që nuk është bërë një profilizim lidhur me atë se cilit spektër i takojnë ato.

"Programet e tyre shumë pak dallojnë nga njëri-tjetri në qasjen e problemeve, qoftë në ekonomi, qoftë në çështjen sociale. Kjo e bën të pamundur për të identifikuar ose për t'i ranguar partitë politike në parti djathtiste, të majta, ose parti të qendrës. Më tepër, është vetëm deklarim i liderëve se si do të orientohen partitë, të cilat ata i udhëheqin. Zakonisht, tash shohim, pas zgjidhjes së statusit të Kosovës, se partitë politike prioritet kanë çështjet ekonomike, apo luftën kundër korrupsionit, që në fakt edhe këto më tepër janë deklarative", shprehet Kryeziu.

Edhe analisti Ramush Tahiri pohon se partitë politike duhet të rreshtohen varësisht interesave të tyre. Ai thotë se ato duhet ta gjejnë veten në spektrin e profilizuar kosovar.

"Kjo është e nevojshme, sepse kjo është një përvojë jo e shpikur nga ne, por është përvojë e vendeve të tjera. Kjo, kushtimisht thënë, - e majtë, e djathtë dhe e qendrës - lidhet me nivelin zhvillimor të vendit dhe lidhet me shtresa të popullsisë, ose me cilin lloj të ekonomisë do ta kishte prioritet dhe do ta ndihmonte shteti", konsideron Tahiri.

Zoti Tahiri shton më tej se partitë politike në Kosovë nuk janë të profilizuara, pasi që ekziston niveli i ultë i demokracisë dhe i llogaridhënies. Kështu mendon edhe zoti Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës.

"Unë mendoj që vetë sistemi zgjedhor, i cili nuk u ka dhënë mundësinë partive politike të krijojnë bazë të elektoratit edhe të kenë presionin e elektoratit, do të thotë se, në këtë formë, partitë politike, duke mos pasur kontaktin e drejtpërdrejtë, ata nuk kanë presion nga ana e elektoratit në implementimin apo zbatueshmërinë e programeve të tyre", thotë Kryeziu.

Disa përfaqësues të partive politike në Kosovë thonë se me zgjidhjen e statusit të Kosovës, partitë politike mendojnë që tani të rreshtohen kah e majta, e djathta apo qendra, varësisht se cilës ideologji do t'i besojnë.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PD mbledh kuvendin më 23 maj (04.26.2009)
Kryeministri Thaçi vizitë private në Shkup (04.25.2009)
Ramush Haradinaj: Gjashtëpikëshi po zbatohet (04.24.2009)
Berisha: Kompanitë franceze janë të mirëpritura në Shqipëri për t'i shndërruar investimet e tyre në histori suksesi (04.24.2009)
Socialistët përfundojnë listën e kritereve që duhet të plotësojnë kandidatët për deputetë (04.24.2009)
PS: Maxhoranca të dëgjojë zërin e opozitës për të shpëtuar zgjedhjet (04.23.2009)
Veton Surroi: Duhet gjetur formula për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi (04.22.2009)
Në Shqipëri për të parë tokën që koha e harroi (04.21.2009)
Procesi do të jetë i gjatë (04.20.2009)
PSD kërkon që Kisha Ortodokse e Kosovës të ndahet nga ajo e Serbisë (04.19.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]