E Premte, 03.29.2024, 11:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Basha: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Arabia Saudite, dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve
E Mërkurë, 04.29.2009, 06:16pm (GMT+1)

ATSH/.- Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, vlerësoi të mërkurën, gjatë takimit me  Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, z.  Abdullah Abdulazis Al-Abdulkarim, se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Arabia Saudite është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera midis të të vendeve.  Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se ministri Basha përshëndeti në këtë takim nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve. 
     Duke shprehur mirënjohjen e thellë të popullit shqiptar për Mbretin dhe popullin saudit për vendimin e marrë për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran e i pavarur, ministri Basha theksoi se kjo është një "dëshmi e qartë e miqësisë dhe marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet dy popujve dhe vendeve tona, i cili u përjetua me mjaft entuziazëm, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri".
     Një vend të rëndësishëm në bisedë zunë dhe rezultatet e vizitës së suksesshme të ministrit Basha në Mbretërinë e Arabisë Saudite
     Ambasadori saudit i dorëzoi me këtë rast ministrit Basha një mesazh të ngrohtë dhe tepër miqësor të Lartësisë së Tij, Princit Saud Al Faisal, në të cilën vihet ne dukje se mikpritja që iu rezervua delegacionit shqiptar, ishte një dëshmi e  frymës së miqësisë tradicionale mes dy vendeve. 
     Në mesazh theksohet gjithashtu, besimi i palës saudite se bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh, që ekziston aktualisht, do të përfshijë koordinimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të dy vendeve edhe në kuadrin e organizmave ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, shprehu të mërkurën, gjatë takimit me  Ambasadorin e ri të Malajzisë në Shqipëri, Ramli Bin NAAM, vullnetin dhe gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të punuar së bashku në forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis të dy vendeve.
     Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se në këtë takim ministri Basha, pasi vuri në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet Shqipërisë dhe Malajzisë, si dhe falënderoi për mbështetjen që Malajzia i ka dhënë Kosovës deri në njohjen e saj si shtet i pavarur, duke kontribuar në paqen dhe stabilitetin e rajonit.
     Ambasadori Ramli Bin NAAM nga ana e tij vuri në dukje ndryshimet pozitive të bëra në Shqipëri vitet e fundit si dhe uroi për anëtarësimin  e vendit në NATO dhe aplikimin për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Ai konfirmoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë malajziane për të kontribuar në forcimin e tyre të mëtejshëm.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Partitë politike në kërkim të profilizimit (04.28.2009)
PD mbledh kuvendin më 23 maj (04.26.2009)
Kryeministri Thaçi vizitë private në Shkup (04.25.2009)
Ramush Haradinaj: Gjashtëpikëshi po zbatohet (04.24.2009)
Berisha: Kompanitë franceze janë të mirëpritura në Shqipëri për t'i shndërruar investimet e tyre në histori suksesi (04.24.2009)
Socialistët përfundojnë listën e kritereve që duhet të plotësojnë kandidatët për deputetë (04.24.2009)
PS: Maxhoranca të dëgjojë zërin e opozitës për të shpëtuar zgjedhjet (04.23.2009)
Veton Surroi: Duhet gjetur formula për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi (04.22.2009)
Në Shqipëri për të parë tokën që koha e harroi (04.21.2009)
Procesi do të jetë i gjatë (04.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]