E Premte, 03.29.2024, 12:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Në përcaktimin e vijës kufitare me Greqinë është përdorur parimi i baraslargësisë
E Premte, 05.01.2009, 03:37pm (GMT+1)

 

- Deklaratë për shtyp e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes -

 

ATSH/.- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë konfirmuan të premten, se "për përcaktimin e vijës kufitare me Greqinë është përdorur parimi i baraslargësisë, pra përcaktimi i një vije ndarëse me largësi të njëjtë nga të gjitha pikat e vijës bazë të shteteve bregdetare".
     Në një njoftim për shtyp, MPJ konstatonte me keqardhje se "nga ndonjë media vazhdon ende keqinformimi i qëllimshëm dhe abuziv mbi marrëveshjen me Greqinë për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare".
     "Ky abuzim i hapur, me qëllime qartësisht dashakeqëse ndaj interesave tona kombëtare, bëhet duke shtrembëruar faktet dhe të dhënat mbi sistemet që përdoren në hartat detare dhe për rrjedhojë hamendësohen skenarë fantazmikë të cedimit të hapësirave detare", thuhej në njoftimin për shtyp.
     Në këtë drejtim, Ministria e Jashtme informon se "përcaktimi i koordinatave gjeografike është bërë mbi bazën e sistemit ndërkombëtar gjeodetik WGS 84, sistem botëror i koordinatave". 
     Duke e konsideruar çdo pretendim për ndryshim kufijsh si të pavërtetë dhe një trillim të pastër, Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes konfirmojnë se "Shqipëria nuk ka dhënë dhe as ka marrë, asnjë milimetër katror të hapësirës së saj territoriale si rezultat i kësaj marrëveshje".
      "Gjatë gjithë përgatitjes dhe negocimit të kësaj marrëveshjeje pala shqiptare ka përdorur dhe është bazuar vetëm në hartat shqiptare të prodhuara nga Instituti Gjeografik i Forcave të Armatosura, në Tiranë. Çdo pretendim i kundërt është një shpifje e pastër", thuhet në njoftimin për shtyp.
     Në këtë kuadër, konfirmohet se "pas përfundimit të marrëveshjes, palët kanë vënë në dispozicion të njëra tjetrës hartat e përdorura për të nxjerrë koordinatat"./m.m/s.s./


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Çështja Durrës-Kukës, Gjykata e Lartë rrëzon Apelin dhe Faktin (04.30.2009)
Basha: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Arabia Saudite, dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve (04.29.2009)
Partitë politike në kërkim të profilizimit (04.28.2009)
PD mbledh kuvendin më 23 maj (04.26.2009)
Kryeministri Thaçi vizitë private në Shkup (04.25.2009)
Ramush Haradinaj: Gjashtëpikëshi po zbatohet (04.24.2009)
Berisha: Kompanitë franceze janë të mirëpritura në Shqipëri për t'i shndërruar investimet e tyre në histori suksesi (04.24.2009)
Socialistët përfundojnë listën e kritereve që duhet të plotësojnë kandidatët për deputetë (04.24.2009)
PS: Maxhoranca të dëgjojë zërin e opozitës për të shpëtuar zgjedhjet (04.23.2009)
Veton Surroi: Duhet gjetur formula për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi (04.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]