VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ramush Haradinaj: AAK-ja ka vizione dhe vlera për qeverisjen e vendit


E Shtunë, 05.02.2009, 04:59pm (GMT1)

RTK - Në 9 vjetorin e themelimit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se kjo parti ka vullnet politik për nxjerrjen e vendit nga kriza në të cilën, siç tha ai, e ka futur qeveria Thaçi. Haradinaj tha se AAK-ja do ta udhëheq Kosovën me vizion të qartë dhe vlera të reja perëndimore drejt integrimeve euro-atlantike. Ndërkaq, nënkryetari Blerim Shala tha se Kosova duhet të bëhet shtet i të drejtës dhe zhvillimit ekonomik.

"Aleanca do ta udhëheqë Republikën e Kosovës me vizion të qartë dhe vlera të reja perëndimore, me synim të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe në miqësi të përhershme me SHBA-në, ashtu sikurse edhe është vullneti i Kosovës", ka thënë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
Ndërsa nënkryetari i kësaj partie, Blerim Shala ka thënë se "Si politikanë të AAK-së nuk kemi tjetër detyrë, pos të jemi në shërbim të qytetarëve të vendit, duke qenë nëpunës të shtetit, duke e bërë Kosovën shtet të suksesshëm. Për këtë jemi zotuar në Aleancën për Ardhmëninë e Kosovës. Do ti gëzojmë përkrahësit e AAK-së, por do t'i bëjmë për vete, sepse do të punojmë për ta edhe qytetarët të cilët hamenden për punën dhe cilësinë tonë. Do të bëjmë aleancë me qytetarët e Kosovës, për ardhmërinë e Kosovës, e cila do të jetë shumë më e mirë se sa e tanishmja. Për këtë jemi zotuar në Aleancën për Ardhmëninë e Kosovës", ka thënë nënkryetari i AAK-së Blerim Shala.
Në shënimin e përvjetorit të 9-të të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës morën pjesë edhe kryetari i Prishtinës Isa Mustafa, një delegacion i LDD-së, PDSH-së, nga Maqedonia dhe i Lidhjes Demokratike të Malit të Zi



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.