VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Berisha në Vlorë: Do të ndërtoj në qytet një aeroport dhe portin më të madh të Mesdheut E Hënë, 05.04.2009, 05:44pm (GMT1) Siç bën të ditur agjencia NOA, Kryeministri Sali Berisha ishte sot në qytetin e Vlorës ku zhvilloi një takim nxënës dhe studentë të cilëve u premtoi liberalizimin e vizave në mandatin e dytë. "Ne do të punojmë së bashku për mandatin tonë të dytë, mandatin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë, mandatin e shkollimit më të mirë të të rinjve shqiptarë, mandatin e një Shqipërie tjetër, e një Shqipërie evropiane." u shpreh Berisha. "Vlora nga sot do të fillojë të ndërtojë parkun industrial. Vlora ka sot burimin e vet energjetik. Vlora do të ketë njërin prej porteve me të mëdha të Mesdheut. Ky qytet do të ketë aeroportin e tij, ndaj dhe ju do të ndiheni gjithnjë e më shumë si të rinj e të reja, qytetarë të metropolit të vërtetë evropian." shtoi më tej Berisha. Sipas kryeministrit në Vlorë së shpejti do të nisin punimet për njërin prej porteve më të mëdha të Mesdheut, port i cili do të punësojë jo më pak se 50 mijë qytetarë të Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë. |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |