VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ish Kryeministri Meksi i bashkohet grupimit Poli i Lirisë
E Martë, 05.05.2009, 01:01pm (GMT1)

ATSH- Ish Kryeministri i Shqipërisë Aleksandër Meksi i është bashkuar grupimit Poli i Lirisë për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Në një konferencë për shtyp të dhënë sot edhe  në prani të Kryetarit të Lëvizjes  për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi dhe Kryetarit të Partisë Demokristiane Nard Ndoka , Meksi vlerësoi se '' sot demokracia është në udhëkryq, ndaj këto çaste janë vendimtare për demokracinë "˜'.Meksi  tha se anëtarët e grupimit të djathtë "˜'Poli i Lirisë "˜' janë të angazhuar për të sjellë vlerat e munguara të demokracisë në vend .'' Ndër të tjera Meksi theksoi  se "˜'do të punojmë që në vend t'i jepet fund problemeve ekonomike , të kompensohen ish-të përndjekurit politikë, të bëjmë kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve dhe mbi të gjitha të punësojmë shqiptarët .'' Aleksandër Meksi do të  të jetë edhe emri i parë në listat e kandidatëve për deputetë të grupimit "˜'Poli I Lirisë "˜' për zgjedhjet parlamentare të qershorit . Aleksandër Meksi ka qenë  Kryeministër i Shqipërisë në vitet 1992-1997. Meksi iu bashkua lëvizjes antikomuniste të vitit 1990 dhe ka qenë një ndër themeluesit e Partisë Demokratike në dhjetor të vitit 1990



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.