VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Berisha: Do të reduktohet numri i portofoleve ministrore në kabinetin e ri qeveritar
E Premte, 05.08.2009, 05:43pm (GMT1)

ATSH - Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje në mbrëmje, se "kabineti i ri qeveritar që do të formatohet pas zgjedhjeve të 28 Qershorit, nuk do të ketë më tepër se sa 11 apo 12 portofole ministrore". I ftuar në një emision televiziv, Kryeministri Berisha deklaroi përballë një paneli gazetarësh se "Shqipëria është një vend i vogël ndaj duhet të ketë një qeveri në dimensionet e vendit dhe jo një qeveri që i rëndon taksapaguesve". Duke i qëndruar edhe njëherë idesë për një qeveri të vogël, Kryeministri informoi se "në kabinetin tjetër qeveritar nuk do të jenë më 14 portofole ministrore, por do të jenë 11 ose 12 ministri".  "Ne e gjetëm me 18 ministri dhe gjatë këtij mandati e sollëm në 14 ministri. Do ta reduktojmë më tej numrin e ministrive në mandatin e dytë ku natyrisht do të ketë një shpërndarje tjetër", tha Kryeministri Berisha.
I pyetur nga analistët, Kryeministri Berisha hodhi poshtë kategorikisht të gjitha mundësitë që të krijohet ndonjë koalicion me një parti të majtë
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.