VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PBDNJ zhvillon kongresin zgjedhor
E Djelë, 05.10.2009, 10:24am (GMT1)

BBC - Kreu i kësaj partie, Vangjel Dule nuk qartësoi pozicionimin e kësaj partie në kampin e majtë apo atë të djathtë para zgjedhjeve, por ai u tregua kritik ndaj punës së qeverisë së drejtuar nga kryeministri Sali Berisha dhe ku bën pjesë edhe kjo parti. "Integrimi në NATO, dhe vetë arritja e integrimit në NATO u përdor në disa momente me tëper si slogan sesa arritje e një objektivi strategjik për të gjithë shqiptarët", tha z. Dule.

Dule e konsideroi si një padrejtësi edhe mosvotimin e emigrantëve, kërkesë për të cilën ka këmbëngulur shumë e majta.

Prej kohësh në skenën politike shqiptare flitet për një largim të mundshëm të PBDNJ-së nga koalicioni me partitë e djathta dhe një ribashkim të saj me të majtën.

Kjo parti politike ka qenë vazhdimisht e pranishme në kabinetet qeveritare me përfaqësuesit e saj.

Ajo drejtohet de facto nga përfaqësues të pakicës minoritare greke në Shqipëri dhe është përmendur shpesh për lidhjet të mira me Athinën.

Falë këtyre lidhjeve si dhe nevojës së partive fituese për votat e saj, ajo ka qenë përherë e dëshiruar në qeveritë shqiptare të majta apo të djathta, të interesuara për një bashkëpunim të mire edhe me vendin fqinj.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.