VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PLL miraton listat e kandidatëve për zgjedhjet e 28 qershorit
E Djelë, 05.10.2009, 08:32pm (GMT1)

ATSH - Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) miratoi të dielën gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, listat shumëmërore të kandidatëve me të cilat do të konkurojë në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. 
Kryetari i PLL-së, Ekrem Spahia tha se pas përzgjedhjes nga organet e bazës, sot kemi listën prej 140 kandidatësh në të 12 qarqet e vendit, në të cilat përfshihen  intelektualë të njohur nga bota akademike, drejtësia, kultura, etj, si dhe kandidatë shqiptarë të ardhur nga SHBA dhe vende të tjera perëndimore, përfaqësues të mërgatës së vjetër politike, por dhe të emigracionit të ri.
     "PLL shpreh bindjen se ekipi i kandidatëve të saj për zgjedhjet parlamentare do të kontribuojë në fitoren e koalicionit të djathtë në përgjithësi", tha kryetari Spahia. 
     Sipas tij, "fitorja e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe ripërtëritja e mandatit qeverisës do të krijojë mundësinë që sipas marrëveshjes elektorale me PD-në, PLL të jetë partnere në bashkëqeverisjen e vendit, në hartimin e programit qeverisës dhe përfaqësimin e saj në të gjitha nivelet e qeverisjes së vendit, sipas peshës politike që do të dëshmohet nga zgjedhjet e 28 qershorit". 
     PLL dhe PD nënshkruan më 1 maj marrëveshjen elektorale të bashkëpunimit në kuadër të koalicionit të djathtë për zgjedhjet e përgjithshme
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.