VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kryetari i KQZ-së i Kosovës jep dorëheqjen
E Martë, 05.12.2009, 04:49pm (GMT1)

Voal-online - Siç ka bërë të ditur korepondenti i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) në Prishtinë, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Zait Xhemajli ia paraqiti sot dorëheqjen presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.   "Ju njoftoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve... për arsye personale, respektivisht për shkak të ngarkesës me punë dhe angazhimeve të tjera si dhe për shkak të moshës", thuhet në tekstin e dorëheqjes. Dorëheqja e Xhemajlit vjen disa muaj para zgjedhjeve lokale. Ndërkohë sot Presidenti Sejdiu iu tha mediave se është duke komunikuar me partitë në përbërje të spektrit politik të vendit dhe në ditët e ardhshme do të caktojë afatin për zgjedhjet vendore.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.