VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Greqia partneri kryesor për shkëmbime tregtare të vendit me rajonin

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 05:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Greqia partneri kryesor për shkëmbime tregtare të vendit me rajonin
E Mërkurë, 05.13.2009, 10:42am (GMT+1)

Greqia vazhdon të jetë partneri kryesor i vendit tonë në tregtinë e jashtme, si për importin e mallrave të ndryshme, ashtu edhe për eksportin, me vendet e rajonit. ATSH-ja mësoi nga Instituti i Statistikave (INSTAT) se gjatë muajit mars të këtij viti, nga Greqia janë importuar 4,925 miliard lekë mallra të ndryshme, ndërsa për të tre muajt e parë të vitit kjo shifër eshte 15,272 miliard lekë, nga 10,347 miliard lekë qe ishte për të dy muajt e parë të vitit 2009. Grupmallrat kryesore të importit nga Greqia kanë qënë gjatë tre muajve të parë të këtij viti "Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike" në shumën e 6,081 miliard lekë, "Ushqime, pije e duhan" me 2,763 miliard lekë,  "Materiale ndertimi dhe metale" në shumën e 2,443 miliard lekë etj. Ndërkohë, drejt shtetit fqinj janë eksportuar gjatë marsit të 2009 mallra të ndryshme me një vlerë prej 1,284 miliard lekë, nga 729 milionë lekë gjatë dy muajve të parë të vitit, ndërsa për të tre muajt e parë të vitit kjo shifër ishte 2,508 miliard lekë. 
     Për eksportin, grupmallrat kryesore që kanë shkuar drejt shtetit fqinj gjatë tre muajve të parë të ketij viti kanë qënë "Tekstile e këpucë" në shumën e 1,070 miliard lekë, "Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike" në shumën e 692 milion lekë, "Materiale ndërtimi e metale" me  242 milion lekë etj. 
     Edhe gjatë vitit 2008, Greqia ka qënë një nga partnerët kryesor të vendit tonë në tregtinë e jashtme me vendet e rajonit. Gjatë vitit të kaluar nga Greqia u importuan mallra të ndryshme në një vlerë prej  64,266 miliad lekë. Vendin kryesor e zunë grupmallrat "Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike" me 26,449 miliard lekë, "Ushqime, pije e duhan" me 9,971 miliard lekë, "Materiale ndërtimi dhe metale" me 8,485 miliard lekë etj. 
     Ndërsa për eksportet drejt Greqisë gjatë vitit 2008 shifra ishte 9,896 miliard lekë, ku vendin kryesor e zunë grupmallrat "Tekstile e kepucë" me 3,795 miliard lekë, "Materiale ndërtimi e metale" me 2,426 miliard lekë, "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" me 1,347 miliard lekë etj
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kryetari i KQZ-së i Kosovës jep dorëheqjen (05.12.2009)
Edi Rama: Pas 28 qershorit do të zgjidhet përfundimisht çështja e pronës (05.11.2009)
PLL miraton listat e kandidatëve për zgjedhjet e 28 qershorit (05.10.2009)
PBDNJ zhvillon kongresin zgjedhor (05.10.2009)
Edi Rama nuk do të kandidojë për deputet (05.09.2009)
Berisha: Do të reduktohet numri i portofoleve ministrore në kabinetin e ri qeveritar (05.08.2009)
Edi Rama: Në procesin e afër zgjedhor shqiptarët do të kenë të drejtën e votës si brenda ashtu edhe jashtë vendit (05.08.2009)
Ish Kryeministri Meksi i bashkohet grupimit Poli i Lirisë (05.05.2009)
Berisha në Vlorë: Do të ndërtoj në qytet një aeroport dhe portin më të madh të Mesdheut (05.04.2009)
Në Kosovë Dita e Lirisë së Shtypit shënohet me protesta (05.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]