VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Nga financohen partitë politike në Kosovë?

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 03:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Nga financohen partitë politike në Kosovë?
E Enjte, 05.14.2009, 08:16am (GMT+1)

Subjektet politike në Kosovë nuk bëjnë publike burimet financiare. Projekligji që rregullon mënyrën e financimit të partive politike dhe fushatave të tyre elektorale nuk është miratuar ende nga parlamenti.

Në Kosovë ka kohë që ka filluar debati ndërmjet subjekteve politike për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, por ende nuk është organizuar ndonjë tryezë ku do të diskutohej për datën e zgjedhjeve. Presidenti Fatmir Sejdu, i cili ka mandatin e shpalljes së zgjedhjeve ka thënë, se do të fillojë shumë shpejt konsultimet me të gjitha subjektet politike dhe  më pas do të caktojë datën e zgjedhjeve lokale dhe natyrisht edhe datën e fillimit të fushatës parazgjedhore. Zgjedhjet lokale parashihet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Sipas ligjit të zgjedhjeve, 45 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve duhet të fillojë fushata parazgjedhore. Mirëpo, Partia Demokratike e Kosovës, parti në pushtet ka më shumë se dy javë që ka publikuar disa spote televizive, e cila u kërkon qytetarëve të Kosovës që t'i bashkohen kësaj partie, megjithëse nuk bën thirrje që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë për të.

Zëdhënësi i kësaj Partie Blerand Stavilieci, thotë ky projekt i partisë nuk është fushatë parazgjedhore. "Ideja ka qenë që qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë shprehur dëshirën që të bashkohen me partinë tonë tua bëjmë sa më të lehtë antarësimin. Ky projekt ka karakter organizativ, karakter profesional teknik me qëllim të një organizimi partiak sa më bashkëkohor," thotë Stavilici.  

 

Mirëpo, partitë politike opozitare, thonë se spotet televizive të partisë në pushtet, e cila u bën thirrje qytetarëve që t'i bashkohen kësaj partie, nuk mund të quhen ndryshe veçse fushatë parazgjedhore. Zëdhënësi i AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se kjo fushatë e PDK-së, është shumë e kushtueshme dhe askush nga qytetarët e Kosovës nuk e di se nga vijnë të hollat. "Partia në pushtet me këtë kampanjë po mundohet të largojë vëmendjen nga problemet e shumta që kanë qytetarët e Kosovës, dhe për më shumë nuk dihet se nga financohet kjo kampanjë, e cila ka spote gjithandej në mediat elektronike, reklama në gazeta dhe bilborda," thotë Tahiri.

Mirëpo, zëdhënësi i PDK-së Blerand Stavilicei, thotë se: "Projekti për regjistrimin e anëtarëve të rinjë të PDK-së, realizohet kryesisht mbi baza vullnetare, ndërsa sa i përket pjesës financiare, natyrisht që në fund të projektit nuk do t'i bëjmë transparente burimet financiare," thotë Stavileci. 

Para katër vitesh në Kosovë Ã«shtë hartuar një projekligj, i cili rregullon  financimin e partive politike dhe fushatat e tyre parazgjedhore, mirëpo ligji nuk është miratuar ende nga parlamenti. Shumë organizata joqeveritare që përfaqësojnë shoqërinë civile, thonë se partitë politike, sidomos ato në pushtet nuk dëshirojnë që ligji të miratohet në parlament, sepse atëherë ato do të jenë të detyruara të bëjnë transparente burimet financiare.

Avni Zogiani, udhëheq organizatën joqeveritare Çohu. "Partitë politike kosovare nuk duan që ta rregullojnë këtë fushë me ligj, sepse e dinë mirë që miratimi i ligjit mbi financimin e partive politike nënkupton transparencë në këtë fushë dhe ulje e mundësisë për manipulime, lidhje me biznese të ndryshme dhe me biznese të dyshimta. Pra, ekziston draft ligji, mirëpo qëllimisht nuk miratohet në parlament," thotë Avni Zogjiani.     

Subjektet politike pjesë e parlamentit të Kosovës, e sigurojnë një pjesë të burimit të financave nga kuvendi i Kosovës. Shuma e të hollave në këtë rast ndahet nga numri i deputetëve, që kanë në parlament. (DW)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Greqia partneri kryesor për shkëmbime tregtare të vendit me rajonin (05.13.2009)
Kryetari i KQZ-së i Kosovës jep dorëheqjen (05.12.2009)
Edi Rama: Pas 28 qershorit do të zgjidhet përfundimisht çështja e pronës (05.11.2009)
PLL miraton listat e kandidatëve për zgjedhjet e 28 qershorit (05.10.2009)
PBDNJ zhvillon kongresin zgjedhor (05.10.2009)
Edi Rama nuk do të kandidojë për deputet (05.09.2009)
Berisha: Do të reduktohet numri i portofoleve ministrore në kabinetin e ri qeveritar (05.08.2009)
Edi Rama: Në procesin e afër zgjedhor shqiptarët do të kenë të drejtën e votës si brenda ashtu edhe jashtë vendit (05.08.2009)
Ish Kryeministri Meksi i bashkohet grupimit Poli i Lirisë (05.05.2009)
Berisha në Vlorë: Do të ndërtoj në qytet një aeroport dhe portin më të madh të Mesdheut (05.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]