VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Rrritja e pjesëmarrjes së grave në Kuvend, risia e legjislaturës së ardhshme

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 08:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Rrritja e pjesëmarrjes së grave në Kuvend, risia e legjislaturës së ardhshme
E Enjte, 05.14.2009, 09:56am (GMT+1)

- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike deklaroi të mërkurën në mbrëmje, se "risia e legjislaturës së ardhshme parlamentare do të jetë rritja e pjesëmarrjes së grave në Kuvendin e Shqipërisë".  
E ftuar në një emision televiziv, zonja Topalli u ndal te zbatimi që po gjen në Partinë Demokratike, nisma për rritjen në 30 për qind të pjesëmarrjes së grave në Kuvendin e Shqipërisë.
"Për këtë çështje ka një vëmendje të madhe, veçanërisht nga Kryetari i PD-së", tha zonja Topalli, duke shtuar se "në qarqe të tilla si Tirana, Fieri, Durrësi, Shkodra, Korça, Vlora etj duhet të ketë një numër më të madh grash përfaqësuese në Kuvendin e Shqipërisë".
"Kemi pasur një numër shumë të kufizuar grash në Kuvend dhe kjo është e turpshme, sepse përfaqësimi është çështje e së drejtës. Natyrisht nuk kam qenë kurrë për artificialitet dhe gjëra të pavërteta dhe joreale për hir të numrave apo statistikave, por legjislaturën e ardhshme do të ketë një numër shumë më të madh zonjash. Nuk e di nëse realisht do të jetë 25 për qind, 28 për qind apo 30 për qind", tha Kryetarja Topalli.
     Duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, kryeparlamentarja shprehu bindjen se "vendit i duhet një maxhorancë e djathtë" dhe për këtë renditi të gjitha arritjet madhore të kësaj qeverie, gjatë këtij mandati.
      Në Shqipëri, theksoi ajo, nuk do të ishin bërë kurrë reforma në fushën fiskale, në fushën e transporteve apo integrimit pa Kryeministrin Berisha, i cili është motorri kryesor i reformave në vend. 
     "Sali Berisha është rasti unik i një fenomeni politik që mund ta gjesh 1 herë në 50 vjet në historinë e një vendi. Ai ka rrëzuar sistemin komunist në vitin '90 dhe ka ndërmarrë reforma mbi tregun, liritë ekonomike, pluralizimin dhe krijimin e një klime të biznesit, pikërisht në momentin kur për të tilla gjëra nuk ekzistonte as koncepti në Shqipëri", tha znj. Topalli.
     Kryetarja e Kuvendit vlerësoi gjithashtu edhe rolin e opozitës në ecurinë e reformave në vend. Duke bërë dallimin mes Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe grupit parlamentar të PS-së, znj. Topalli u shpreh se "në grupin parlamentar të PS-së ka vërtetë njerëz që e duan NATO-n dhe kanë punuar për integrimin e Shqipërisë".
      "Në grupin parlamentar të PS-së ka njerëz që e duan këtë vend dhe absolutisht kanë punuar për këtë vend. Por unë bëj diferencën mes deputetëve të PS-së të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës", tha znj. Topalli. 
     Kryetarja e Kuvendit komentoi dhe marrëveshjen elektorale që firmosi dje Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) me Partinë Socialiste.
     "Për sa i përket aleatëve është e drejta e tyre të shkojnë atje ku dëshirojnë, por unë mendoj se nga PBDNJ dhe minorieteti ne do të marrim shumë më tepër vota, pasi ne kemi investuar në zonat minoritare njëlloj si në gjithë Shqipërinë", u shpreh Topalli.
     Për sa i përket përfaqësimit të PBDNJ-së me një post ministror në qeveri, kryeparlamentarja u shpreh se "nëse do t'i qëndrohet një logjike politike, një etike dhe një morali politik, Ministri i Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro duhet të jap dorëheqjen".
      "Megjithatë kjo nuk është çështje e imja, pasi Ã«shtë Kryetari i Qeverisë që besoj se do të japë një arsyetim për një gjë të tillë", tha në përfundim Topalli.  ATSH

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nga financohen partitë politike në Kosovë? (05.14.2009)
Greqia partneri kryesor për shkëmbime tregtare të vendit me rajonin (05.13.2009)
Kryetari i KQZ-së i Kosovës jep dorëheqjen (05.12.2009)
Edi Rama: Pas 28 qershorit do të zgjidhet përfundimisht çështja e pronës (05.11.2009)
PLL miraton listat e kandidatëve për zgjedhjet e 28 qershorit (05.10.2009)
PBDNJ zhvillon kongresin zgjedhor (05.10.2009)
Edi Rama nuk do të kandidojë për deputet (05.09.2009)
Berisha: Do të reduktohet numri i portofoleve ministrore në kabinetin e ri qeveritar (05.08.2009)
Edi Rama: Në procesin e afër zgjedhor shqiptarët do të kenë të drejtën e votës si brenda ashtu edhe jashtë vendit (05.08.2009)
Ish Kryeministri Meksi i bashkohet grupimit Poli i Lirisë (05.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]