VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AKR-ja thotë se El Salvadori do ta njohë Kosovën më 1 qershor

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 08:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
AKR-ja thotë se El Salvadori do ta njohë Kosovën më 1 qershor
E Premte, 05.15.2009, 09:04am (GMT+1)

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, po vazhdon lobimin nëpër vende të ndryshme të botës, të cilin e cilëson përpjekje për sigurimin e njohjeve të reja për Kosovën. Aktualisht ai po qëndron në vende të jugut të Afrikës - Lesotho, Kenia, Mauritius, Madagaskar dhe Ujdhesat Komore. Ndërkohë, në Prishtinë zëdhënësi Arbër Geci, tha se kryetari i AKR-së tani më ka marrë premtime nga mbreti i Jordanisë që në koordinim me Egjiptin të njohin shtetin e Kosovës.

 

Prioritet në agjendën dhe punën e zyrtarëve të Aleancës Kosova e Re, mbetet lobimi dhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga sa më shumë shtete, u tha sot në një takim për media të këtij subjekti politik.

Zëdhënësi, Arbër Geci, bëri të ditur se lideri i AKR-së, po e vazhdon me sukses obligimin e tij kombëtar në lobimin për njohjen e Kosovës shtet. Ai njoftoi edhe për premtimet që i ka marrë lideri Pacolli për njohjen e Kosovës shtet nga vende të ndryshme të botës.

"Kryetari Pacolli gjatë turneut të fundit në El Salvador, në takimet me kryetarin e këtij vendi ka marrë premtimin se në datën e inaugurimit të presidentit, shteti i Kosovës do të njihet nga El Salvadori, më 1 qershor. Po ashtu Jordania në koordinim me Egjiptin do ta njohin pavarësinë e Kosovës, por mbreti Abdullah, ka premtuar se edhe nëse Egjipti këmbëngulë për mosnjohje, Jordani do ta bëjë një gjë të tillë", ka deklaruar zëdhënësi Geci.

Ndërkaq sa i përket zgjedhjeve të ardhshme lokale që do të mbahen në Kosovë, dhe me atë se a do të jetë kandidat për Prishtinën, kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli, zëdhënësi Geci tha se nuk është marrë vendim, por që opsionet janë të hapura.

"Ne po punojmë shumë ngushtë me disa nga kandidatët për Prishtinën, do ta shohim mundësin edhe të kandidimit të z. Behxhet Pacolli, por tani për tani nuk kemi marrë ndonjë vendim por që të gjitha opsionet mbeten të hapura. E rëndësishme është që kryeqyteti duhet të udhëhiqet nga AKR-ja për disa arsye", tha Geci.

Zyrtarë të AKR-së, po ashtu shprehën pakënaqësinë e tyre në lidhje me punën e Ministrisë së Jashtme dhe me zhvillimet e fundit në KQZ. (RTK)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rrritja e pjesëmarrjes së grave në Kuvend, risia e legjislaturës së ardhshme (05.14.2009)
Nga financohen partitë politike në Kosovë? (05.14.2009)
Greqia partneri kryesor për shkëmbime tregtare të vendit me rajonin (05.13.2009)
Kryetari i KQZ-së i Kosovës jep dorëheqjen (05.12.2009)
Edi Rama: Pas 28 qershorit do të zgjidhet përfundimisht çështja e pronës (05.11.2009)
PLL miraton listat e kandidatëve për zgjedhjet e 28 qershorit (05.10.2009)
PBDNJ zhvillon kongresin zgjedhor (05.10.2009)
Edi Rama nuk do të kandidojë për deputet (05.09.2009)
Berisha: Do të reduktohet numri i portofoleve ministrore në kabinetin e ri qeveritar (05.08.2009)
Edi Rama: Në procesin e afër zgjedhor shqiptarët do të kenë të drejtën e votës si brenda ashtu edhe jashtë vendit (05.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]