VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Presidenti Topi është “pro” hapjes së dosjeve


E Hënë, 12.22.2008, 01:33pm (GMT1)

22 Dhjetor /Voal-online-  Presidenti Bamir Topi është shprehur sot "pro" hapjes së dosjeve. Duke reaguar lidhur me debatin e fundit "për pastërtinë e figurave të zyrtarëve" kryetari i Shtetit theksoi se kushdo që dëshiron të bëjë karrierë, duhet të përmbushë disa detyrime morale. Topi kërkoi që çështja e dosjeve, të diskutohet me objektivitet, ndërsa si president i vendit, ai do ta thotë fjalën e tij, vetëm përmes dekreteve. Deklaratat e Topit u bënë sot, pas një takimi me të moshuar. "Kush do të bëj karrierë duhet të jetë i ndershëm dhe unë si president flas me anë të dekretit" u shpreh Topi. Presidenti Topi është shprehur gjithmonë pro hapjes së dosjeve duke e quajtur vonesën një demagogji të radhës dhe se duhen bërë hapa konkretë për hapjen e tyre.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.