VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Parlamenti miratoi në tërësi ligjin për “Spiunët”
E Hënë, 12.22.2008, 09:07pm (GMT1)

Nikollë Lesi kërkoi që ky ligj të kishte fuqi edhe për gazetarë që drejtojnë  mediat private

 

22 dhjetor, Voal-online Kuvendi  miratola projektligjin e dërguar nga Këshilli i Ministrave për "Pastërtinë e Figurave". Fillimisht u hap votimi për prezencën e deputetëve në sallë. Nga llogaritja rezultoi se të pranishëm në sallë ishin 77 ndër 140 deputetët. Përpara se të votohej Deputeti i PLDK-së, Nikollë Lesi kërkoi që në ligjin për "Pastërtinë e figurave të ish-zyrtarëve të lartë" të përfshihen edhe pronarët dhe kryeredaktorët e mediave. Sipas tij media është pushteti i katërt dhe nuk duhet të përjashtohet nga ky ligj. Nikollë Lesi me këtë rast përmendi njërin prej drejtuesave të televizioneve private me pseudonimin "Lapsi blu Lapsi jeshil", duke u bërë thirrje deputetëve që ta bëjnë publik emrin e këtij gazetari, duke nënvizuar se televizionet dhe gazetat private janë të mbushur me të tillë kontigjent.  Kryeministri Berisha replikoi duke aprovuar kërkesën e Lesit, por sipas tij neni për mediat është rrëzuar nga Kushtetuesja. "Dosja për mediat do të përdorej politikisht, prandaj dhe është përjashtuar"- tha Berisha. Ndërkohë gjatë votimit nen për nen, deputetët nuk e aprovuan nenin duke përfshirë kërkesën e Lesit, për kontroll të pronarëve të medias. Më tej u zhvillua votimi në parim, me elektronikë, ku morën pjesë të 77 deputetët. Ndër ta, 74 deputetë votuan pro, dy kundër dhe një deputet abstenoi.Pas votimit në parim, u shqyrtuan disa amendamente të këtij ligji të propozuar nga Këshilli i Ministrave. Në procesin e votimit janë futur 45 nene të cila u miratuan nga të 77 deputetët, pa vota kundër apo abstenime. Në fund është bërë edhe votimi në tërësi i projektligjit ku morën pjesë gjithsej, 77 deputetë. Ndër ta, 74 votuan pro ligjit të ri, dy kundër dhe një ishte abstenim.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.