VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ramush Haradinaj propozon 25 tetorin për zgjedhjet lokale
E Shtunë, 05.23.2009, 05:05pm (GMT1)

Presidenti Fatmir Sejdiu priti përfaqësuesit e partive politike në takime të ndara, për t'u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve lokale në Kosovë. Partitë politike duhet t'ia kenë dorëzuar me shkrim propozimet. Ndërsa përgjigjet e tyre do të shqyrtohen nga presidenti, i cili ka thënë se do të marrë një vendim varësisht prej kërkesës që mund ta kenë bërë shumica e subjekteve politike.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një letër presidentit Fatmir Sejdiu, në të cilën sugjerohet 25 tetori 2009 si data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Haradinaj kërkon nga kreu i vendit që brenda afatit sa më të shkurtër kohor të shpallë datën e zgjedhjeve. RTK

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.