VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Rama: Për mua pushteti nuk ka kuptim pa realizuar qëllimet e përbashkëta E Enjte, 05.28.2009, 08:38pm (GMT1)
Partia Socialiste hapi sot pasdite zyrtarisht fushatën elektorale me një festë të organizuar në "Qytet Studenti", ku ishin të pranishëm të gjithë kandidatët për deputet të kësaj partie. Kryetari i Partisë Socialiste mori fjalën e tij gjatë mitingut duke shprehur se "sot shqiptarët meritojnë më shumë se sa luftën e vjetër, shqiptarët meritojnë më shumë se sa një politikan fiton me një tjetër, meritojnë një politikë që të ketë zemër që të ndjejë problemet e tyre, pasion dhe vullnet për të shkruar bashkë me atë një faqe të re në historinë e Shqipërisë". "Sali Berisha i ka drejtuar të gjitha topat e baltës te bashkia e Tiranës dhe Partisë Socialiste, në një fushatë të dëshpëruar për t'i shpëtuar humbjes së pashmangshme më 28 qershor. I gjori kryeplak i politikës së vjetër më detyron mua të iki nga kryetari i bashkisë pa i pyetur ata që dy vjet më parë më zgjodhën mua për të tretën herë radhazi. Unë nuk do jem kryeministri i një oborri familja siç është Berisha por i të gjithë shqiptarëve" u shpreh Rama gjatë fjalës së tij. Ndërkohë që më parë morën fjalën disa nga kandidatët për deputet të Partisë Socialiste. "Sot Shqipëria nuk është ajo për të cilën luftuam , për të cilën kemi punuar dhe ëndërruar. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |