VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Topalli ftesë grave për t'u bërë pjesë e projektit të madh të Shqipërisë që po ndryshon
E Premte, 05.29.2009, 09:49am (GMT1)

   

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në kuadër të turit të saj "Gratë për fitoren" u takua me gra dhe vajza të Njësisë Bashkiake numër 10 në Tiranë, ku i ftoi ato të bëhen pjesë e projektit të madh të Shqipërisë që po ndryshon dhe të japin nga vlerat dhe vizioni i tyre për vazhdimësinë e tij. 
     "Ky vend ka potenciale të mëdha. Në katërvjeçarin e ardhshëm do të bëjmë më shumë për asistencën, për rritjen e buxhetit, për rritjen e rrogave e pensioneve. Fokusi ynë në katër vitet e ardhshëm do të jenë njerëzit në nevojë", premtoi znj. Topalli, njëkohësisht nënkryetare e PD-së.
     Siç njoftoi zyra e shtypit e Kuvendit, znj. Topalli theksoi se në katër vite bëmë të mundur që Shqipëria të shihet me admirim nga të gjithë për ritmin dinamik të zhvillimit, për reformat e jashtëzakonshme dhe për rritjen pozitive ekonomike.

     "Katërvjeçari i ardhshëm do jetë katërvjeçari i sfidave të tjera të mëdha, ku së bashku do plotësojmë të tjera ambicje dhe do ta rrisim më shumë imazhin e Shqipërisë europiane", nënvizoi kryetarja e Kuvendit. /ATSH

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.