E Premte, 04.19.2024, 01:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

Turp që deputetët e PDK nuk e votuan ligjin<
E Enjte, 12.25.2008, 11:37am (GMT+1)

Nga Zef BUSHATI

 

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi një ligj i cili në thelbin e tij përmban një nga misionet më të rëndësishme të demokristianëve, i gdhendur fuqishëm në programin e kësaj partie. Pjesa më kryesore e idealeve demokristiane është lufta politike pa kompromis kundër ish sistemit komunist 50 vjeçar por edhe luftë politike kundër çdo pikpamje dhe ideologjie komuniste të mbartur nga një parti që pretendon se është socialiste. Për rreth 17 vite demokristianët kanë kërkuar vazhdimisht të hapen dosjet e ish Sigurimit të Shtetit si pjesa më e rëndësishme e nomenklaturës komuniste, e njëkohësisht të dënoheshin nëpërmjet një ligji të veçantë të gjithë ata zyrtarë të lartë komunistë që për 50 vite ushtruan genocid mbi popullin shqiptar.

Pjesa më e persekutuar e popullit nga sistemi komunist kanë qenë pikërisht demokristianët të cilëve komunistet ua pushkatuan që në vitin 1945 Kryetarin e parë të Partisë Gjon Shllakun. Ne demokristianët luftuam për të arritur deri tek Ligji të cilin e miratuan me shumicën e votave maxhoranca e djathtë nëpërmjet përfaqesuesve të tyre deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, pra pikërisht atë Ligj i cili bën fjalë për hapjen e dosjeve të ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, ligjin për "Pastërtinë e Figurave të Zyrtarëve të Lartë. " Natyrisht që këtë ligj nuk mund ta votonin të majtët komunistë të cilët në mënyrë të natyrshme braktisën sallën e Kuvendit dhe nuk morën pjesë në votim duke demonstruar edhe një herë qartazi që socialistët e sotëm nuk janë asgjë tjetër veçse komunistët e djeshëm. Kush nuk e dinte ose nuk donte ta dinte këtë gjë, kishte "arsye" pse të keërkonte një konsensus sa më të gjerë për të "shpëtuar" social komunistët nga të lidhurit ngushtë me ish sistemin komunist. Kush nuk e kuptonte apo nuk e besonte deri dje, tani duhet të reflektojë e ta pranojë realitetin e qartë që u demonstrua edhe njëherë e si përherë se: socialistët e socialdemokratët e sotëm janë komunistët e djeshëm.

Të shkretë janë ata që nuk arrijnë të besojnë se ideologjia komuniste dështoi dhe do të dështojë, sepse ajo u provua si ideologji e forcës, e dhunës, e diktaturës më të egër në Europë, ideologji pa ideale të vërteta por vetëm një sistem i cili mbarti nga koha kur sundoi krime të egra e gjakatare.

Për demokristianët është një turp kur sheh se si deputetë të cilët pretendojnë se janë demokristianë nuk votojnë një ligj që është thelbi i idealit demokristian. Uroj deputetët Lesi e Ujka për votën e tyre në favor të ligjit e ndjej keqardhje për pesë deputetët e tjerë të cilët munguan e nuk votuan në ditën më të rëndësishme për demokristianët.

Ne demokristianët vërtetë frymëzohemi nga trashëgimia shumëvjeçare e mendimit humanist, nga përvoja historike europiane e në veçanti nga Doktrina Kristiane e cila më shumë se çdo filozofi tjetër diti t'iu rezistojë ndryshimeve sociale, ekonomike e politike duke fituar një adoptim të admirueshëm progresiv dhe gjithmonë duke dhënë zgjidhje e rezultate pozitive, por bash për hatër të këtyre idealeve nuk na lejohet kurrsesi që të bashkohemi me social komunistët. Deputetët të cilët pretendojnë se janë demokristianë duhet të ishin më aktivët dhe duhet të parët të kishin votuar për një ligj i cili dënon periudhen e sistemit komunist.

Por ne ecim përsëri me bindjen se Partia jonë dhe ato që besojnë në këto vlera do ta pasurojnë më shumë të ardhmen e popullit tone sepse keto vlera jane te lidhura fort gjate historise ne ndërgjegjen e shqiptarëve dhe të popujve europianë.

Sfida drejt të ardhmes që kemi përpara do të përcillet nga ne edhe në të ardhmen, nëpërmjet problemeve aktuale dhe zgjidhjeve reale që ne ofrojmë dhe gjithmonë në aleancë me partitë e qendrës së djathtë e të djathta si dhe me Partinë Demokratike aleaten e natyrshme të demokristianëve.

-

Autori është Sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PDK

 

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Presidenti Topi pret mediat (12.24.2008)
Parlamenti miratoi në tërësi ligjin për “Spiunët” (12.22.2008)
Presidenti Topi është “pro” hapjes së dosjeve (12.22.2008)
Kryeministri Sali Berisha i vendosur për ligjin e “Spiunëve”& (12.22.2008)
Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë gjatë seancës së nesërme plenare ligjin për hapjen e dosjeve (12.21.2008)
Kodi i ri Zgjedhor ende peng i grindjeve PS-LSI< (12.17.2008)
Tema e Dosjeve (12.17.2008)
LIGJI I SPIUNËVE PËRSËRI PA PAJTIMIN E OPOZITË (12.15.2008)
Kuvendi i Shqipërisë riharton Kodin Zgjedhor, siç këshilloi Presidenti Topi (12.12.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]