VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Bashkohen subjektet politike demokristiane
E Enjte, 06.11.2009, 08:47pm (GMT1)

 

 

Zef Morina

 

Kreu i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Ton Marku dhe ai i Partisë Demokristane të Kosovës për Integrim, Zef Morina, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkimit të këtyre subjekteve politike. Partia do të thirret Demokristianët e Kosovës me akronimet PSHDK dhe PDKI deri në mbajtjen e kongresit dhe do të kryesohet nga dy kryetarët aktual.

 

Kreu i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Ton Marku dhe ai i Partisë Demokristiane të Kosovës për Integrim, Zef Morina, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkimit të këtyre dy subjekteve politike që do ta ketë emrin Demokristianët e Kosovës, me akronimet PSHDK dhe PDKI.

Ky subjekt politik veprimtarinë e ka filluar që nga fillimi i pluralizmit në Kosovë, ndërsa është ndarë në vitin 2005 dhe pas shumë negociatash me kërkesë të elektoratit të tyre, bashkësitë e degëve dhe kryesisë ata u bashkuan nën platformën e përbashkët të profilizuar në krahun e djathtë, tha Ton Marku.

"Procesi i këtij bashkimi të dy krahëve demokrstianë në Kosovë rrezatojnë me një platformë të përbashkët në të ardhmen, me proceset demokratike të Kosovës duke e ruajt programin, vizionin, platformën e krahut të djathtë, si Parti Shqiptare Demokristiane e Kosovës", ka thënë Marku.

Bashkimi i këtyre dy subjekteve politike demonstron konsolidimin e demokracisë në vendin tonë, tha Zef Morina.

"Zëri i demokristianëve tani e tutje do të jetë unik, i përbashkuar për t'iu kontribuar proceseve politike në vend", ka theksuar Morina.

Deri në mbajtjen e kuvendit ky subjekt politik do të kryesohet nga dy kryetarët aktual, tha Zef Morina.
Krerët e të dy partive politike thanë se ky bashkim do të jetë model për bashkim dhe unitet në fazën e proceseve të reja në integrimin e Republikës së Kosovës. RTK

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.