VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Berisha bëri sot miting në Tropojë
E Hënë, 06.15.2009, 11:09am (GMT1)

 

 

Voal-online - Në mitingun e zhvilluar sot në Tropojë premtoi se do ta shndërrojë këtë rreth në zonë evropian, "ku nuk do të ketë asnjë rrugë të paasflatuar". Kështu u shpreh sot kryeministri Berisha në Tropojë ku ndodhej për një miting në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare.

Berisha në vendlindje bëri premtimesh për liberalizimi i vizave, forcimin e ekonomisë dhe rritje të mirëqenies. Berisha iu drejtua kundërshtarit të tij politik në këto zgjedhje, Edi Ramës, duke i bërëi thirrje ta vizitojë Tropojën sa herë të dëshirojë, por siç theksoi Berisha "para se të kërkosh votën e tropojanëve duhet të japësh dorëheqje nga Bashkia e Tiranës".

Mitingu i Partisë Demokratike u zhvillua në qendër të qytetit të Bajram Currit të cilët ndoqën fjalën e kryeministrit, njëkohësisht edhe kryetar i kësaj partie. Mitingu i PD-së është hapur me një koncert festiv të këngëtarëve të njohur të muzikës së lehtë shqiptare. Në miting kryeministri u shoqërua edhe nga bashkëshortja e tij, Lirie Berisha.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.