VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 15 nëntor
E Martë, 06.16.2009, 04:53pm (GMT1)

 

 

Voal-online - Bëhet e ditur se, më në fund, Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr.Fatmir Sejdiu, ka caktuar 15 nëntorin 2009 si datë në të cilën këtu do të mbahen zgjedhjet lokale. Vendimi i Presidentit vjen pas dy konsultave të përbashkëta që ai ka realizuar me të gjitha partitë politike, si dhe pas takimeve veç e veç me kryetarët dhe përfaqësuesit e partive politike të vendit. Data e zgjedhjeve lokale prej ditësh ka qenë në qendër të debatit mes forcave politike në Kosovë. Opozita kërkonte që zgjedhjet të mbahen në tetor, pasi nëntori nuk është i përshtatshëm për kushtet e Kosovës për zhvillimin sa më normal të zgjedhjeve. Me caktimin e datës nga ana e Presidentit tashmë Kosova hyn në atmosferën e zgjedhjeve, të cilat, pavarësisht se janë në nivelin lokal, kanë rëndësi të veçantë edhe si zgjedhjet e para pas shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, edhe për nivelin e zhvillimit të demokracisë në shoqërinë e Kosovës.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.