E Enjte, 04.25.2024, 12:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

Parlamenti miraton ligjin për Kodin Zgjedhor dhe Prokurorinë
E Martë, 12.30.2008, 09:22am (GMT+1)

Voal-online - Parlamenti shqiptar miratoi me shumicë dërrmuese votash, falë një konsensusi mes dy partive më të mëdha, ndryshimet në kodin zgjedhor dhe ligjin e ri për Prokurorinë. Ndryshimet në kodin zgjedhor u kërkuan nga presidenti Bamir Topi, i cili e kishte të pamundur dekretimin e datës së zgjedhjeve sipas afateve të parashikuara në kod.  Socialistët të cilët hodhën poshtë kërkesat e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rishikim edhe të aspekteve të tjera të kodit, kërkuan me ngulm miratimn e shpejtë dhe kërcënuan me mospjesmarrje në votimet e parlamentit. Javën e shkuar komisioni i reformës zgjedhore kaloi një dispozitë tranzistore , të vlefshme vetëm për zgjedhjet e 2009, sipas të cilës kreu i shtetit dekreton datën e zgjedhjeve brenda 7 ditëve nga hyrja në fuqi e kodit. Zgjedhjet e ardhme pritet të mbahen më 21 ose 28 qershor dhe dekretimi i tyre parashikohet të bëhet në muajin janar. Ndryshimet moren 116 vota në favor. 

Pothuajse me të njejtën shumicë votash kaloi dhe ligji i prokurorisë.  Opozita dha konsensusin e saj që javën e shkuar pasi projekti i dorezuar nga qeveria kishte marrë parasysh të gjitha vërejtjet e misioneve amerikane dhe europiane te asistencës juridike. Ligji i ri u mbështet edhe nga shoqata e prokurorëve dhe kryeprokurorja Ina Rama, e cila megjithatë kishte vërejtje  për dy pika të projektit që lidheshin me mbrojtjen e prokurorëve dhe procedurave të inspektimit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Turp që deputetët e PDK nuk e votuan ligjin (12.25.2008)
Presidenti Topi pret mediat (12.24.2008)
Parlamenti miratoi në tërësi ligjin për “Spiunët” (12.22.2008)
Presidenti Topi është “pro” hapjes së dosjeve (12.22.2008)
Kryeministri Sali Berisha i vendosur për ligjin e “Spiunëve”& (12.22.2008)
Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë gjatë seancës së nesërme plenare ligjin për hapjen e dosjeve (12.21.2008)
Kodi i ri Zgjedhor ende peng i grindjeve PS-LSI< (12.17.2008)
Tema e Dosjeve (12.17.2008)
LIGJI I SPIUNËVE PËRSËRI PA PAJTIMIN E OPOZITË (12.15.2008)
Kuvendi i Shqipërisë riharton Kodin Zgjedhor, siç këshilloi Presidenti Topi (12.12.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]