VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Raporti i ndërkombëtarëve: Zgjedhjet shënuan progres të prekshëm
E Hënë, 06.29.2009, 01:28pm (GMT1)

 

 

 

Zgjedhjet për 140 deputetët e rinj në Kuvendin e Shqipërisë, shënuan progres të prekshëm ndryshe nga më parë ku procesi ishte burim polemikash.

Pohimin e bëri para pak çastesh, Vofgang Grosrik, zëvendëspresident i OSBE-së, ka lexuar deklaratën në emër të të gjitha misioneve vëzhguese ndërkombëtare për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri nga Këshilli i Evropës, NATO dhe OSBE për mes ODIHR-it.

Ndërkombëtarët vlerësuan që në fillim, gatishmërinë  e autoriteteve shqiptare për të pranuar vëzhguesit e huaj duke u krijuar atyre edhe një akses të plotë duke shtuar se u konstatua edhe mikpritje nga shqiptarët.

Më tej kanë ardhur dhe pikat e tjera të konstatimeve.

"Dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe pa incidente", thuhet në raport.

"Në përgjithësi, vëzhguesit tanë e konsideruan procesin e votimit të qetë, në shumicën e qendrave të votimit ku ata shkuan".

"Megjithatë ata konstatuan probleme si hapja me vonesë e disa qendrave të votimit, votimi familjar dhe boja që fshihej shpejt", - vijon raporti.

Më tej, raporti vlerëson se procesi i mbledhjes dhe transportimit të kutive të votimit ishte i rregullt dhe pa probleme.

"Vlerësimi përfundimtar do të varet nga ecuria e fazave të tjera të procesit zgjedhor që ne po i vëzhgojmë me kujdes", - deklaroi z. Grosrik.NOA

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.