VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
BE vë re përmirësim në zgjedhje E Martë, 06.30.2009, 07:07am (GMT1) Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oli Ren tha dje se zgjedhjet në Shqipëri nxorrën në pah nevojën që udhëheqësit politikë në Shqipëri të punojnë shumë për të zhvilluar në të ardhmen zgjedhje në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare. Në një deklaratë dje, zoti Ren tha se ishte vënë në dijeni të përfundimeve paraprake të misionit të OSBE-ODIHR-it në të cilat nënvizohet se në disa fusha janë bërë përparime konkrete. "Sidoqoftë, vazhdon deklarata, këto përmirësime u eklipsuan nga politizimi i aspekteve teknike të procesit zgjedhor si dhe dhuna e vërejtur gjatë fushatës zgjedhore. Dita e zgjedhjeve ishte në përgjithësi e qetë dhe paqësore. Pati përmirësime të lehta përsa i përket procesit të votimit, megjithëse u vunë re disa shkelje proceduriale". Jam dakord me deklaratën e Misionit të Vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODHIR-it, vazhdon më tej deklarata, sipas së cilës vlerësimi përfundimtar i zgjedhjeve nuk mund të bëhet para numërimit të votave dhe para nxjerrjes së rezultateve. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |