VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BIBERAJ: SPIUNËT BRENDA NË QEVERI DHE GRUPIN E PDsëIsh-anëtari i kryesisë së selisë blu, akuza të forta ndaj Berishës

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 01:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

BIBERAJ: SPIUNËT BRENDA NË QEVERI DHE GRUPIN E PDsë

Ish-anëtari i kryesisë së selisë blu, akuza të forta ndaj Berishës


E Hënë, 03.19.2012, 09:04am (GMT+1)

Simpatizantët e asaj që në opinionin publik konsiderohet si "partia e Bamir Topit" dhe që pritet të dalë këtë muaj në skenë, kanë akuzuar ashpër Partinë Demokratike për "tradhtinë" që i ka bërë lëvizjes antikomuniste. Ky qëndrim u artikulua dje nga ish- deputeti, njëkohësisht ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, përmes profilit të tij në rrjetin social "Facebook". Në një koment të shkurtër në ditën e përkujtimit të pushkatimit në vitin 1951 të 22 intelektualëve nga regjimi komunist i kohës, Biberaj sulmoi Kryeministrin Berisha duke e cilësuar atë si personin përgjegjës për largimin e PD-së nga mbrojtja e klasës së të përndjekurve. Sipas Biberaj, si rezultat i kësaj tradhtie, aktualisht në lidershipin e PD-së kishte ish-komunistë dhe madje ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. "Kryeministri aktual i Shqipërisë është mbështetësi më i madh politik i ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilët i ka në qeveri, në grupin parlamentar dhe në lidershipin e PD-së. Kjo është edhe tradhtia më e madhe e pasviteve '90 ndaj shqiptarëve, ndaj Lëvizjes Studentore Antikomuniste të Dhjetorit '90, ndaj demokracisë, ndaj së djathtës dhe ndaj ish të persekutuarve politikë", theksonte Biberaj, duke marrë edhe komente nga qytetarë të shumtë në lidhje me këtë pohim. Dalja në skenë e një partie të re të së djathtës, që pritet të mbledhë rreth saj shtesat kryesore të këtij krahu, që në Shqipëri përfaqësohen nga ish të përndjekurit dhe ish- pronarët, kanë sjellë edhe rivalitet mes forcave kryesore. Partia Demokratike, nga ana e saj, e cila është konsideruar si forca tradicionale e djathtë e përfaqësimit të këtyre shtresave është vendosur në ofensivë, duke bërë që përfaqësuesit e saj të deklarojnë se nuk janë të trembur nga këto "hyrje të reja". Lidershipi kryesor i demokratëve, po kështu edhe deputetët e PD-së janë shprehur në prononcime dhe intervista, se të djathtën e vërtetë në vend e përfaqësojnë vetëm ata dhe se gjatë shtatë viteve të qeverisjes së tyre janë bërë përpjekje maksimale për këtë shtresë. Interesant është fakti se së fundmi, edhe Partia Socialiste është investuar në përkujdesin nga ish të përndjekurve politikë dhe kjo u tregua qartë në një tryezë të organizuar nga socialistët me përfaqësues të kësaj shtrese pak ditë më parë. Nga ana e tyre, vetë të përndjekurit janë të përçarë në shumë shoqata dhe institute. Por ajo që duket se i bashkon më së shumti këtë kategori shqiptarësh është zhgënjimi që kanë pësuar nga qeverisja e dy forcave të mëdha në 21 vitet e pluralizmit shqiptar. Në këtë kuadër, një pjesë e mirë e tyre sheh me interes futjen e forcave të reja, për të rritur edhe ofertën politike ndaj kësaj shtrese e cila ka pësuar dëmtime të shumta morale dhe fizike gjatë dekadave të vështira të komunizmit shqiptar. Por dalja e një force të re politike shikohet gjithashtu me dyshim nga të përndjekurit, nisur edhe nga fakti që shumë forca politike në vend kanë bërë shumë premtime për ta, por si rezultat kanë mbajtur shumë pak prej tyre.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CEREMONI LAMTUMIRE PËR VULFIN, PËR FAT TË MIRËNga PETER STÃœZLE (03.19.2012)
LLOJI YNË I SË VËRTETËSNga IAN BURUMA (Project-Syndicate) (03.11.2012)
"MËKATI" I BERISHËS ËSHTË UDHA E KOMBITNga REXHEP SHAHU  (03.10.2012)
MURAT BASHA: NË VITIN 1990 E GJETA MBRETIN NË MËRGIM (03.10.2012)
HASAN LUÇI: KUR FUTA NË RRJETIN E SIGURIMIT ROJËN PERSONALE TË LEKA ZOGUT (Intervista e plotë) (03.10.2012)
LIGJI I DOSJEVE, BERISHA: TOPI REFUZOI TA FIRMOSTE (03.06.2012)
GREVA E MINTATORËVE 1989, NJË LEKSION HISTORIKNga AZEM VLLASI (03.05.2012)
MINI SHENGENI BALLKANIK (03.04.2012)
PËR ACTA DEBATON EDHE PARLAMENTI EVROPIAN (03.04.2012)
MAQEDONI: PROJEKTLIGJI DRAKONIAN PËR MEDIAT (03.02.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]