E Enjte, 04.25.2024, 12:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

NE DHE GREKËT

Nga BEN ANTONI


E Hënë, 03.19.2012, 09:10am (GMT+1)

 

Në vitet "˜80, kur socializmi kishte treguar hapur për njerëzit se nuk mund të ishte regjimi i bollëkut por i sakrifi cës pa logjikë, një grup aparatçikësh (kështu quheshin atëherë) filluan të bënin akrobaci me shifrat. Rëndom, nga fshatrat e largëta në drejtim të sekretarëve të parë të partisë në rrethe përcilleshin shifra realizimesh hipotetikë, që nga këta pastaj derdheshin me emfazë drejt Qendrës, ku nga e njëjta udhë por këtë herë mbrapsht, vinin kapica me fleta-lavdërimi apo për ata më të zotët: Ngritje në detyrë. Jo shumë kohë më vonë, tek fqinji ynë jugor, Greqia, ku lapsi i famshëm i Çërçillit, nuk e kaloi te socializmi, këto u përsëritën në një formë tjetër, por pak a shumë të ngjashme. Grekët, për të mos mbetur pas simotrave të Perëndimit, dhe duke gëzuar një status që nuk ia mbanin aq shumë këllqet: U proklamuan si vend demokratik, me të drejta për njeriun dhe që plotësonte rregullisht parametra për demokracinë (paçka se nuk i njihte fare minoritetet apo terrorin e disa organizatave të saj) etj. Specialistë të ndryshëm, në këto ditë ferri për krenarinë e Greqisë, tregojnë për gabimet e mëdha të vendit, që nuk janë pjesë e këtij artikulli, dhe mes tyre dhe akrobacitë me shifrat ekonomike. Por, ndërsa për të drejtat e njeriut dhe për të tjerat shkelje e kishte një rrugëzgjidhje për politikanët, këto që kishin të bënin me shifrat e burokratëve erdhën një ditë dhe e dhanë gjëmën. Atë që sot Greqia po e përjeton dhe që i gjithë kontinenti po e ndjek me kujdes. Në këtë hulli, nga më "të palagurit" dukemi ne shqiptarët, që dikur bënim këtë lojën e këndshme me shifrat duke e katandisur vendin në një zgrip të frikshëm në fund të "˜80. Dhe, ndërsa vërtetë grekët "˜e m...', si i quajmë rëndom tani, janë duke vuajtur kapriçot e menaxhimit të keq të tyre, ne duket se nuk po mësojmë fare se jeta të përball shpesh dy anë. Njërën që të pret dhe tjetra që të hedh. Një kënaqësi gati perverse vihet re në blogjet shqiptare, kur flitet diçka për fqinjin tonë jugor me të cilin historia na ka "˜dënuar' që të bashkëjetojmë ndër shekuj. Logjikisht ngjan si qesharake, nga një vend që shpejt specialistë ia parashikojnë krizën. Por ja që ka ardhur edhe dita jonë. Tallje, ironi dhe mallkime pafund, për fqinjët që tani po përballen me një mbijetesë katastrofale.
Vetëm se, ndryshe nga ne që vetëm qesëndisim dhe presim zgjedhjet e radhës, në këto dy vitet e fundit, Greqia është përballur direkt dhe ashpër me vendet e euro-zonës dhe ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar përmbi të ashtuquajturën "shpëtim". Masat drakoniane që kanë në kurriz grekët tashmë janë të frikshme. Ekonomia e tyre është rrudhur frikshëm dhe bankat se kanë më atë besim tek tregu i kapitaleve. Jo vetëm që s'ka as edhe shenjën më të largët se situata mund të rregullohet, por qeverisë greke i është dashur të negociojë shumë me kreditorët privatë dhe trojkën: FMN, Bankën Qendrore Evropiane dhe Bashkimin Evropian për paketën e dytë që mezi është marrë. Grekët e thjeshtë vazhdojnë e reagojnë ashpër. Që të gjitha përkthehen se një vend me potenciale më të mira se ne po heq një kalvar, që jo vetëm të vjen keq, por uron ta kesh sa më larg. Më 2011, 20 për qind e njerëzve në Athinë ishin pa ndonjë shtëpi të regjistruar dhe një masë e madhe syresh, 15% e me shumë kërkojnë ushqimin e përditshëm në mensat popullore. Kjo s'të bën që të lumturohesh si ndodh me njerëzit e thjeshtë të blogjeve, apo me politikanët shqiptarë që kinse harrojnë gjithçka. Kjo krizë që ka pllakosur Greqinë më së pari, e që rëndon thjesht për klasat e varfra dhe ato të mesme na ofron dhe një sens ku mund të masim humanizmin tonë. Të paktën në kohët më të hershme me grekët e kemi treguar këtë tipar. Kemi qenë pjesë aktive e pavarësisë së tyre dhe i kemi strehuar në Luftën e Dytë Botërore, kur vëllezërit e tyre na bastisnin dhe na përzinin si bagëti. Megjithatë, ishin grekët e thjeshtë dhe ata që mbajnë krizën sot, me të cilët shqiptarët kanë ndarë shumë dhe mbajtën një pjesë të konsiderueshme të hallit tonë në fillimin e viteve '90 dhe më vonë. Megjithëkëtë, edhe për këta ne kemi vetëm një shprehje "˜grekët e m...'. Harrojmë se Shqipëria me gjithë megalomaninë e politikanëve të saj dhe një lloj gjumi që e ka vendosur popullin, nuk është larg një krize të paparashikueshme. Ku parashikohen reminetancat e pakësuara; kriza e përbotshme e karburanteve, që në vitet në vazhdim parashikohet vetëm do të shtrenjtohen (dhe për ne); shtuar edhe me mungesën e lëndës së parë që do të bëjë të cenohet direkt GDP-ja e të gjitha vendeve; e ku pakësimi i mundësisë së energjisë; lëndëve të para dhe raporti i borxhit me GDP do të rritet, derisa shtete si yni mund të kalojnë deri në pamundësi pagese. Në një farë mënyre, ekonomia jonë pak nga pak do të funksionojë ndryshe ashtu si edhe po jep shenjat. Ky varfërim në masë do të shtojë shumë jo vetëm problemet e brendshme sociale, por do të kthejë tensionin e fashitur dhe me fqinjët, ku njëri prej tyre më potenciali sot është Greqia sepse me të tjerët, për fat, jemi disi të kufizuar me bashkatdhetarët tanë. Dhe, historia s'do t'i harrojë shqiptarët "˜e m...' për krenarinë boshe të këtyre ditëve. Të shpresojmë se ajo kohë mbase s'do të vijë, por të paktën përgjumja e këtyre burokratëve evropianë dhe grekë me shifrat e fabrikuara nga qeveria lokale na dha mësimin se marifetet me ekonominë e kanë koston të dhimbshme. Dhe krenaria boshe po ashtu, kur tallemi me grekët fatkeq. Kjo na solli edhe njëherë nëpër mend ata burokratët që raportonin nivele prodhimi në male që s'merreshin dot as në fusha. Këto i harrojmë sepse tani të gjithë kemi punë që të tallemi me ata grekët "˜e m...'. (bw)

BEN ANTONI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BIBERAJ: SPIUNËT BRENDA NË QEVERI DHE GRUPIN E PDsëIsh-anëtari i kryesisë së selisë blu, akuza të forta ndaj Berishës (03.19.2012)
CEREMONI LAMTUMIRE PËR VULFIN, PËR FAT TË MIRËNga PETER STÃœZLE (03.19.2012)
LLOJI YNË I SË VËRTETËSNga IAN BURUMA (Project-Syndicate) (03.11.2012)
"MËKATI" I BERISHËS ËSHTË UDHA E KOMBITNga REXHEP SHAHU  (03.10.2012)
MURAT BASHA: NË VITIN 1990 E GJETA MBRETIN NË MËRGIM (03.10.2012)
HASAN LUÇI: KUR FUTA NË RRJETIN E SIGURIMIT ROJËN PERSONALE TË LEKA ZOGUT (Intervista e plotë) (03.10.2012)
LIGJI I DOSJEVE, BERISHA: TOPI REFUZOI TA FIRMOSTE (03.06.2012)
GREVA E MINTATORËVE 1989, NJË LEKSION HISTORIKNga AZEM VLLASI (03.05.2012)
MINI SHENGENI BALLKANIK (03.04.2012)
PËR ACTA DEBATON EDHE PARLAMENTI EVROPIAN (03.04.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]