VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Qeveria e re të punojë për të gjithë shqiptarët

E Djelë, 07.05.2009, 09:53pm (GMT1)



Ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers në një intervistë për Zërin e Amerikës vë në dukje se qeveria e re që do dalë nga këto zgjedhje, duhet të punojë për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për fraksione të caktuara politike.Withers theksoi se në zgjedhje u shënuan hapa para, megjithatë mbetet shumë për të bërë të mundur arritjen e standarteve.

"Ndarja e votave pothuajse në mënyrë të barabartë, do të thotë se qeveria e re duhet të jetë e të gjithë shqiptarëve dhe jo e një fraksioni apo e një tjetri". Kështu e ka komentuar Ambasadori Amerikan në Tiranë, Xhon Uithers rezultatin e dalë nga këto zgjedhje.
"Është shumë e rëndësishme që qeveria tjetër duhet të kuptojë se duhet të qeverisë jo në emër të 50 për qind të atyre që votuan për të, por të shtrijë dorën tek gjysma tjetër e popullsisë që është qartësisht e interesuar në përmirësimin e Shqipërisë dhe të përpiqet të bashkojë kombin për të mirën e tij të përbashkët" theksoi Withers.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në shqip, Uithers ka vlerësuar hapat përpara të bëra në këto zgjedhje, por ka shtuar se autoritetet dhe politika shqiptare duhet të bëjnë përpjekje që herën e ardhshme të përmbushin standartet.

Sipas Uithers problemet reale erdhën nga politizimi i situatës. Pavarësisht problemeve, ambasadori amerikan ka vlerësuar se në këtë proces zgjedhor gjithcka ishte një hap përpara.
"Ishte kënaqësi, për shembull që procesi u zhvillua në një mënyrë që dukej e mirë rregulluar" tha Uithers. "Megjithatë, shtoi ambasadori Amerikan, është shumë e nevojshme për udhëheqjen politike, qeverinë, partitë e opozitës, dhe këdo të përfshirë, që të bëjnë përpjekje edhe më të mëdha herën tjetër, për të përmbushur standarte shumë të larta ndërkombëtare".
Përsa i përket vonesave në nxjerrjen e rezultatit, Uithers deklaroi se palët duhet të jenë shumë të duruara që procesi të përfundojë në mënyrë të mirë rregulluar dhe jo të paraprihen rezultatet, apo të arrihen konkluzione përpara se të certifikohen. Uithers i bën thirrje të gjitha palëve dhe atyre që janë përfshirë të jenë shumë të duruar.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.