VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - JU LUTEM, NJË SHQIPËRI DHE NJË AMBASADË PËR UIDHERSIN Nga REXHEP SHAHU

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 10:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

JU LUTEM, NJË SHQIPËRI DHE NJË AMBASADË PËR UIDHERSIN

Nga REXHEP SHAHU


E Premte, 03.23.2012, 04:46pm (GMT+1)

Një Shqipëri dhe një ambasadë amerikane, për ishambasadorin Uidhers, ju lutem!

Meqë Uidhersi nuk po din ç'ka të bëje atje ku është ipapunë në Amerikë, dhe, një e dy flet me dhimbje e dashuri të pakufishme përShqipërinë, qeverinë e popullin e saj, ndërkohë që Amerika ka caktuar tjetërambasador të sajin të flasë për Shqipërinë e shqiptarët, meqë shtypi shqiptarka mjaft nevojë për analistë e opinionistë sidomos nga përtej oqeanit, meqë zotiArvizu, ambasadori aktual, nuk ia leshon dot vendin vetë me deshirë të tij Uidhersit- ish ambasadorit, se duhet ta emërojë presidenti Obama, meqë Uidhersit i ka ika ngelë ora në mbretërimin e tij fort tëndritshëm në Shqipëri, nuk e zë gjumi as ditë as natë duke menduar për ne, bëhunibashkë me mua dhe t'ia gjejmë një Shqipëri dhe një ambasadë amerikane në atë Shqipëri zotit Uidhers.

Se plasi prej marakut e dashnisë së madhe ndajqeverisë dhe popullit shqiptar. Plasi, plasi! Ka lënë shumë gjëra në mes, ka lënëduket shumë punë pa bërë, pa mbyllur, ka ende punë të pambaruara këtu, jo punëbiznesi jo, mëzallah, por punë të tijat, punë që unë nuk i di cilat janë, por qëpatjetër që ka ndonjë punë ose hall të pambaruar këtu në Shqipëri që nuk e zëgjumi i natës duke menduar për Shqipërinë.

Kur lexoj që ai flet për punë të këqia në vendin tonëbash në kohën e mbretërimit të tij këtu dhe ai atëhere ka kafshuar gjuhën, ështëpërtypë, nuk e ka shfaqë përmasën apo dimensionin e mikut që të ndalon të hyshnë të keqe, kur lexoj se ai tani së voni kur s'është vetë ali e vetë kadi këtundër ne, ka gjetë arsyen pse doli rrota e karrocës dhe mbeti karroca në udhë,kur lexoj dhe shoh se ai paska pasë shumë informacion, shumë dije për ne,historinë tonë të re e të vjetër dhe nuk na ka ndihmuar në kohën dhe vendin eduhur, kur na thotë se ëndrra e Ismail Qemalit ende nuk është kryer, filloj edyshoj tek ai se e ka me të futme.

Pse flet sot, pse bash sot kur këtu është i emëruartjetër ambassador, ai bëhet shkop bagërdani. E megjithatë duhet nderuar përdashninë e madhe që paska tash për ne. Ndaj, t'ia gjejmë një Shqipëri dhe njëambasadë shqiptare në atë Shqipëri që Udhersi të nusëroje edhe njëherë. Tandajmë Shqipërinë dhe gjysmën ta ambasadojë Uidhersi. Po.Ta ndajmë në të majtë e në të djathtë. Të majtën ta ambasadojë Uidhersi.

Çuditem me gjithë këtë dashni të tij për këtë vend.Me këtë inat të tij për qeverinë aktuale. Poai këtu ishte kur ishte kjo qeveri, punoi me të. Kur s'e ka dashtë këtë qeveri,pse s'na e ka thënë atëhere që ne ta rrëzonim. Pse s'na ndihmoi ta rrëzonim. Tëpaktën të na thoshte ta rrëzonim dhe ne e rrëzonim vetë. Ai e di mirë se neshqiptarët jemi ngi me diktaturë dhe nuk duam diktaturë të re. Pse s'na shpëtoiprej diktaturës së re. Ç'është ky inat i tij me këtë qeveri që, do s'doUidhersi, është aty ku është me votat e shumicës së shqiptarëve. Ndërrojuani zotat popullit, por ama, pyetini këto bagëti njerzore qëquhen popull, do të thoshte Rusoi i madh. Uidhersi duket don të bëhet çfarë donai, pa pyetë "bagëtinë" popull. Çfarë ika mbetë këtu në Tiranë, thua? Ç'brengë ka, ç'peng ka? Ku flen ajo mizë bezdisëseqë nuk e le të flejë atje ku është në atë gjelbërim hata në atë periferi tëatij qyteti të madh amerikan.

Thua të jetë duke ngritur kurth që të fillojnë tëlevizin antiamerikanët që janë tek ne, që të bëhen burra e të dalin hapur, tadimë se cilët janë, të protestojnë si antiamerikanë, të protestojnë fort aq sa tëndërhyjë policia dhe t'i shpërndajë me zorra uji (kështu i kam pas thënëUidhesit në një shkrim kur ishte ambasador pa korrespondencë në Tiranë dhe kurkërkonte që parlamenti shqiptar të votonte kandidaturat e presidentit përgjyqtarë të lartë. Dhe Uidhersi u bë keq atëhere pse parlamenti shqiptar kundërshtoipresidentin, siç rëndom Kongresi amerikan kundërshton presidentin amerikan, nukmiratoi gjyqtarët që kishin tejkaluar masën në dënime gjatë diktaturës).

Thua të jetë tani ambasador në hije me kohë tëpjesshme e me pagesë të pjesshme, i ngarkuar për këtë vendin tonë ku bëhenzullume të mëdha. Mbase. Asgjë nuk po dihet. Dhe unë kot po rrah ujë në havan.Por nuk po më duket normale që Udhersi i lirë, ish ambasador, sot mbase nëpension ose në pritje të ndonjë gradimi tjetër si ambasador gjetkë ose sërishtek ne, meqë e don vendin tone, të dublojë Arvizunë që është ambasador legal iAmerikës tek ne. A thua shteti amerikan nuk i beson më Arvizusë dhe e kadubluar me Udhersin që ka shumë përvojë në Shqipëri, që e njeh me rrënjë e dhëmballëshqiptarin, Shqipërinë, zhvillimet politike e ekonmike këtu, biznesin vendasdhe të huaj, shoqërinë civile, të drejtat e homove. Janë si uji i paktë nëshkretëtirë këshillat e Udhersit për ne, janë Bibël e Kuran bashkë.

Për mos me e tjerrë më gjatë, po e mbyll. Por vetempo pëlcas si kokrra e kripës prej dhimbjes që ndjej, prej pamundësisë që të dipse i ka mbetë kaq merak Shqipëria Uidhersit, pse na don kaq shumë Uidhersi.Aspak të sjellshëm, xhentilë e dashnorë të Shqipërisë ish ambasadorët e tjerëamerikanë që kanë ambasaduar tek ne. Uidhersi po. Ai duhet nderuar shumë që nado, që kujdeset për ne, që na mbron nga diktatura. Kushedi ku do fundoseshim sipopull pa këshillat e Uidhersit. Ndaj i lutem presidentit Obama ta zyrtarizojëe të mos e lërë jashtë vemendjes Uidhersin që ai i gjori të detyrohet të mbijetojëpër ta dashuruar Shqipërinë nëpërmjet shtypit dhe intervistave. Ose makar, tijepen fonde mjaftueshëm që ai të shkruajë e botojë kujtimet e tij të trishta përShqipërinë e shqiptarët. Ia dimë shumë për nder.

REXHEP SHAHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TOPI: BERISHA KOMUNIST, ËSHTË BËRË SI LEJ FENINga ADI KRASTA (03.19.2012)
DY PDtë DHE GABIMI ME TË TRETËNNga ERJON TASE (03.19.2012)
TEMPERATURË E LARTË NË LINDJEN E MESME!Nga Doc. Dr. VASIL KURETA (03.19.2012)
NE DHE GREKËTNga BEN ANTONI (03.19.2012)
BIBERAJ: SPIUNËT BRENDA NË QEVERI DHE GRUPIN E PDsëIsh-anëtari i kryesisë së selisë blu, akuza të forta ndaj Berishës (03.19.2012)
CEREMONI LAMTUMIRE PËR VULFIN, PËR FAT TË MIRËNga PETER STÃœZLE (03.19.2012)
LLOJI YNË I SË VËRTETËSNga IAN BURUMA (Project-Syndicate) (03.11.2012)
"MËKATI" I BERISHËS ËSHTË UDHA E KOMBITNga REXHEP SHAHU  (03.10.2012)
MURAT BASHA: NË VITIN 1990 E GJETA MBRETIN NË MËRGIM (03.10.2012)
HASAN LUÇI: KUR FUTA NË RRJETIN E SIGURIMIT ROJËN PERSONALE TË LEKA ZOGUT (Intervista e plotë) (03.10.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]