VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KËTA JANË "ARMIQTË E INTERNETIT"

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 08:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
KËTA JANË "ARMIQTË E INTERNETIT"
E Hënë, 03.26.2012, 09:46am (GMT+1)

Shumë vende kanë marrë armët në duar: "Reporterët pa kufi" njoftojnë për censurën dhe kontrollin që ushtrohet nga Australia në Bjellorusi. Shtete të reja janë futur në listën e "Armiqve të internetit".

12 vende kanë futur "Reporterët pa kufi" në listën e "armiqve të internetit". Më 12.03.2012, në Ditën Botërore kundër Censurës në internet organizata ndërkombëtare informoi për herë të katërt, cilat shtete kontrollojnë më shumë internetit, ose si kontrollojnë dhe censurojnë këto vende informacionin. Në listë bëjnë pjesë këto shtete: Bahrejn, Birmania, Kina, Kuba, Irani, Korea e Veriut, Arabia Saudite, Siria, Turkmenistani, Uzbekistani, Vietnami dhe Bjellorusia. Të rinj në listë janë Bahrejn dhe Bjellorusia, ku gjendja është keqësuar shumë.

Rang në këtë listë nuk është vendosur. Në të gjithë botën 120 blogger-a dhe aktivistë online janë arrestuar, pjesa më e madhe në Kinë, Iran dhe Vietnam. Nga ana tjetër vende si Bahrejn ose Arabia Saudite kanë zgjeruar censurën në internet. Shkeljet e lirisë së rrjetit janë aq të ndryshme dhe të shumëllojshme, sa që nuk mund të vendoset radhë, thotë Matthias Spielkamp nga kryesia e Reporterëve pa kufi, në një intervistë për Deutschen Welle-n. Por tre vendet më problematike do të ishin: "Nëse thua Kina dhe Siria, atëherë nuk bën gabim. Por nëse do të kërkonit vendin e tretë, atëherë puna fillon e vështirësohet." Disa aktivistë të internetit janë vrarë në vitin 2011, ndër të tjera në Bahrejn, Meksikë, Indi dhe Siri.

Kina mjeshtre e censurës në internet

Në Kinë investohet shumë para dhe know-how për kontrollin, thotë ai i bindur. "Kinezët mund të pengojnë klikimin e faqeve të caktuara të internetit ose mund të pengojnë makinat e kërkimit që të tregojnë rezultatet pas një kërkimi me një fjalë të caktuar. Ata mund ta ngadalësojnë ose ndalin internetin, dhe këtë edhe në kufij lokalë." Shuarja e internetit në gjithë vendin, si përshembull në Egjipt në 2011, nuk është më e domosdoshme. Kur shpërthejnë protesta në Kinë, atëherë interneti bëhet në zona të caktuara "shumë i ngadalshëm, dhe me të nuk mund të transmetohen më video dhe fotografi. Ky është një nivel i lartë kontrolli dhe censure." Shumë vende nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë.

Si shembuj "Reporterët pa kufi" numërojnë edhe pjesë të Afrikës. Kontinenti nuk shfaqet në listën e "armiqve të internetit", megjithatë kjo nuk do të thotë se gjithçka është në rregull. Vende si Zimbabveja përpiqen përshembull të bëjnë kufizime të internetit, por sipas Spielkamp nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë sepse shumë qeveri "nuk kanë përvojën e mjaftueshme". Në shumë pjesë të Afrikës, SMS-të luajnë një rol më të madh se interneti, kështu që fokusi i censurës nuk është përqëndruar tek oferta online.

Shumë më tepër vende të prekura

Zimbabve mungon në listë, po ashtu si shumë shtete që përpiqen që të mbajnë nën presion përmbajtje të papëlqyeshme interneti. "Reporterët pa kufi" theksojnë se lista nuk është e plotë. Matthias Spielkamp mendon se nuk është e mundur që të vëzhgosh çdo vend me vëmendje. "Ne do të donim ta plotësonim raportin, por kjo është çështje burimesh."

Për të mos humbur nga sytë vendet e rëndësishme, "Reporterët pa kufi" kanë publikuar një listë të dytë me vendet që "ndodhen nën vëzhgim". Këtë vit aty bëjnë pjesë 14 shtete, Australia, Egjipti, Eritrea, Franca, India, Kazakistani, Malajzia, Rusia, Korea e Jugut, Sri Lanka, Tailanda, Tunezia, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Edhe kjo listë do të duhej të vazhdohej: "Reporterët pa kufi" përmendin përshembull në raport Marokun, Azerbaxhianin, Pakistanin dhe Taxhikistanin për raste të tjera censure dhe ushtrimi presioni. Por, të mos përmendesh në raport nuk do të thotë se gjithçka shkon mirë. Edhe vende perëndimore demokratike ndodhen në fokus. Në këto vende ekzistojnë filtra rrjeti në lidhje me pornografinë me fëmijë dhe kufizime në lidhje më shkeljet e të drejtave të autorit. Siguria e rrjetit vlerësohet shpesh më shumë se liria në rrjet.

"Reporterët pa kufi" mund të fusin vitin e ardhshëm në listë vende të tjera, por po presin ende si do të zhvillohet gjendja. Megjithë kritikën, ka edhe shembuj të mirë. Venezuela dhe Libia janë hequr nga lista e vendeve që vëzhgohen. Në Libi aktualisht nuk ekziston një qeveri funksionuese, e cila do të mund të vëzhgohej. Kurse në Venezuelë hyrja në internet është ende e lirë, megjithëse vitin e kaluar është nxjerrë një ligj kufizues. (dw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BANKA BOTËRORE: JA SI DO TË VEPROHET PËR PRONAT NË VAZHDIMNga LORENC RABETA (03.26.2012)
PROGRAMI BËRTHAMOR PËR KORENË E VERIUT LIDHET ME IDENTITETIN E VENDIT (03.26.2012)
DATAT HISTORIKE SI PROBLEME DIPLOMATIKENga SHABAN MURATI (03.24.2012)
JU LUTEM, NJË SHQIPËRI DHE NJË AMBASADË PËR UIDHERSIN Nga REXHEP SHAHU (03.23.2012)
TOPI: BERISHA KOMUNIST, ËSHTË BËRË SI LEJ FENINga ADI KRASTA (03.19.2012)
DY PDtë DHE GABIMI ME TË TRETËNNga ERJON TASE (03.19.2012)
TEMPERATURË E LARTË NË LINDJEN E MESME!Nga Doc. Dr. VASIL KURETA (03.19.2012)
NE DHE GREKËTNga BEN ANTONI (03.19.2012)
BIBERAJ: SPIUNËT BRENDA NË QEVERI DHE GRUPIN E PDsëIsh-anëtari i kryesisë së selisë blu, akuza të forta ndaj Berishës (03.19.2012)
CEREMONI LAMTUMIRE PËR VULFIN, PËR FAT TË MIRËNga PETER STÃœZLE (03.19.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]