VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Blushi e Malaj kërkojnë pranimin e humbjes E Hënë, 07.20.2009, 08:19am (GMT1) Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi
ndaj eksponentëve brenda selisë rozë që kërkojnë prej tij të pranojë humbjen e
zgjedhjeve të 28 qershorit dhe të hapë rrugën në garën për kryetarin e ri të
partisë. "Ben
Blushi dhe Arben Malaj nxitohen me deklaratat e tyre", - ka qenë përgjigjja e
Ramës ndaj dy figurave kryesore të PS-së, duke argumentuar se në 28 qershor,
partia që ai drejton mori numrin më të madh të votave se çdo parti tjetër. Rama
tha gjithashtu se, ai i ka të qarta detyrimet dhe radhët e punës, në të cilat
sipas tij veç pozicionit për të mos lejuar grabitjen e mandateve të PS-së nga
Berisha, nuk ka asgjë tjetër. "Unë jam kryetar i Partisë Socialiste, e cila nga
zgjedhjet e 28 qershorit doli forca më e madhe në vend. Unë i kam të qarta
detyrimet dhe radhët e punës time. Sot detyrimi dhe radha e punës kërkon që unë
dhe Partia Socialiste të jemi në këtë pozicion, qartësisht të vendosur dhe të
hapur përpara publikut, për të mos lejuar që ajo që ndodhi në 28 qershor, të
përfundojë me grabitjen e mandateve tona dhe me asgjësimin e një të drejte që
ne na i jep ligji zgjedhor. Të tjerët mund të nguten, por mua kjo nuk më
lejohet", - është shprehur Rama. Dy ditë më parë, anëtari i kryesisë së PS-së,
Ben Blushi theu heshtjen dhe vendosi të flasë hapur. "Rama duhet të pranojë
humbjen, zgjedhjet janë humbur nga kauza e gabuar dhe politika e personalizimit
të një beteje të përbashkët", - u shpreh ai në një prononcim për mediat. Për
herë të parë, ai pranoi se nuk mund të fajësohen komisionerët socialistë për
humbjen, por mungesa e programit, që PS-ja nuk e kishte në këto zgjedhje.
Blushi shtoi se tanimë nuk flitet për karrierën e secilit, por për fatin e
opozitës, e cila duhet të priret nga e vërteta dhe jo mohimi i saj. Gjithashtu,
edhe anëtari i kryesisë socialiste, Arben Malaj vendosi dy ditë më parë të
shpallë kandidaturën e tij për kreun e PS-së, pas humbjes së zgjedhjeve të 28
qershorit. Ai u shpreh se Rama do dijë të lejojë nisjen e një procesi zgjedhor
mes alternativave pas lënies së mandatit të tij. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |