VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Nënkryetari Ramosaj dha dorëheqjen nga LDD
E Hënë, 07.27.2009, 09:15pm (GMT1)

 

 

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Berim Ramosaj, ka braktisur radhët e kësaj partie, duke dhënë dorëheqje të parevokueshme. Në një konferencë për media, Ramosaj sot ka sqaruar se ai largohet nga LDD për shkak të mungesës së debatit rreth propozimit të tij për bashkim të LDD-së me LDK-në.

 

"Dorëheqja ime le të jetë motiv shtesë dhe inkurajim për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LDD-së për të promovuar dhe zhvilluar idenë e bashkimit dhe integrimit si vlera të papërjashtueshme të filozofisë politike Rugoviane", ka thënë Berim Ramosaj.
Ramosaj tha se do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.

LDD ka pranuar dorëheqjen e nënkryetarit te saj Berim Ramosaj nga kjo pozite dhe nga anëtarësimi ne parti, tha sekretari i përgjithshëm i LDD-se, Lulzim Zenelaj në një konference per media.

" Me ketë rast LDD respekton vullnetin e shprehur përmes deklaratës së tij, po ashtu siç ka respektuar vullnetin e tij për tu anëtarësuar në LDD. Vet fakti i dorëheqjes se zotit Ramosaj vërteton edhe një here se një iniciative apo projekt i tille nuk ishte i sinqerte, nuk ishte i përmasave as kombëtare e as ndërkombëtare, çka vërteton edhe një herë dyshimet e vazhdueshme te Kryesisë se LDD-se për një ide dhe projekt te tille", tha Zeneli.

Ai gjithashtu theksoi se LDD shpreh keq ardhje qe për shkak te koncepteve demokratike nuk ka mundur te ia plotësoj dëshirën edhe zotit Ramosaj "për t'ia ngritur kursin e transfereve politike, për ta shkarkuar dhe larguar nga radhët e veta, gjë që ai me paraqitjet e veta e ka kërkuar gjithnjë një gjë te tille".
"Me ketë rast shprehim keqardhje edhe ndaj votuesve te LDD-se votat e te cilëve e sollën ne Kuvendin e Kosovës", tha Zeneli.

Sekretari i përgjithshëm i LDD-se theksoi se propozimi dhe ideja e zotit Ramosaj mbi bashkimin e LDD-së dhe LDK-së asnjëherë nuk ka hasur në përkrahjen e asnjë anëtari të vetëm në strukturat e LDD-së dhe shtoi se edhe në të ardhmen kjo parti do të jetë në tërësi transparente para anëtarësisë së vet.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.