VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi të enjten në Prishtinë
E Hënë, 01.05.2009, 04:33pm (GMT1)

Voal-online - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, do të arrijë të enjten, më 8 janar, për një vizitë dyditëshe në Republikën e Kosovës. Presidenti i Shqipërisë do të vizitojë Kosovën dhe do të ketë takime me udhëheqësit më të lartë institucionalë dhe partiakë si dhe do të ketë takime edhe me përfaqësuesit e institucioneve akademike dhe kulturore të Kosovës. Për presidentin Topi, kjo është vizita e tij e dytë zyrtare në Kosovë, në cilësinë e Presidentit të Republikës, pasi që presidenti shqiptar ka qëndruar në këtë cilësi në Kosovë edhe më 25 e 26 janar të vitit të kaluar.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.