VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Thaçi : Nuk do të lejojohet ndarje etnike qoftë në kuptimin qytatar apo territorial
E Enjte, 01.08.2009, 03:12pm (GMT1)

Voal-online - Raportet e Shqipërisë dhe Kosovës do të jenë specifike, por gjithnjë në kuadër të integrimeve euroatlantike, kanë deklaruar Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, të cilët ndër të tjera kanë theksuar projektin madhor të ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës-Merdare si një urë shumë e rëndësishme e integrimit kombëtar dhe rajonal. Presidenti Bamir Topi dhe Kryeministri Hashim Thaçi, kanë kërkuar rritjen e bashkëpunimit ndërqeveritar mes dy vendeve tona, si përfundimin sa më parë të projekteve madhore. "Kosova e Shqipëria duhet të kenë bashkëpunim të plotë në infrastrukturë, energjitikë dhe marrëveshje të rëndësishme", theksoi z.Topi. Gjithashtu Presidenti shqiptar premton mbështetje të vazhdueshme të realitetit të ri gjeopolitik të Kosovës. Kryeministri Thaçi vlerësoi rolin e Pesidentit Topi për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi tha se politikat e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë janë pro-perëndimore dhe pro-evropiane. Andaj, Thaçi tha se Kosova nuk pajtohet që të ketë ndarje territoresh e popujsh, duke bërë të qartë se Kosova nuk mund të pajtohet me ndarjen e Mitrovicës. "E vetmja zgjidhje për Mitrovicën është integrimi. Nuk do të lejohet ndarja etnike qoftë në kuptimin qytetar apo territorial", tha Thaçi.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.