VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Topi: Ich bin ein Prishtinas - Prishtina shpejt një kryeqytet evropian
E Premte, 01.09.2009, 03:35pm (GMT1)

Voal-online Ditën e dytë të vizitës, presidenti i Shqipërisë Bamir Topi e nisi me takimin me  kryetarin e komunës së Prishtinës, Isa Mustafa. Pas takimit Topi tha se herë që vjen në Prishtinë ndihet si një prishtinas. "Unë kam një emocion të veçantë dhe ndihem realisht qytetar i Prishtinës. Unë kam marr më herët çmimin qytetar nderi një vit më parë", tha Topi. Projektet e Komunës së Prishtinë, Topi i cilësoi si shumë vizionare. Ai është i bindur se Prishtina shumë shpejt do të shndërrohet një metropol evropian. "Ndamë mendimet, eksperiencat për të gjitha jam i bindur se Prishtina një ditë do të jetë shumë e bukur. Pa diskutim një kryeqytet evropian", vlerësoi Topi. Ndërsa, Isa Mustafa, kryetar i Prishtinës tha se përvoja e qyteteve të Shqipërisë mund të jenë një ndihmesë e madhe për zhvillimin e Prishtinës. "U takuam me presidentin e Shqipërisë, u takuam edhe me qytetarin tonë. Do të krijojmë ura të bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet Prishtinës dhe qyteteve të Shqipërisë, sepse ata janë më para se ne sa i përket tranzicionit dhe zgjedhjes së disa problemeve", tha Mustafa. Presidentit Topi sot u nderua edhe me titullin "Qytetar Nderi" i Ferizajt. Ne kemi ardhur në Kosovë me një mesazh tepër të sinqertë dhe që përkufizohet vetëm me një qëllim, ta gëzoni lirinë, pavarësinë dhe shtet ndërtimin, ka thënë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, me rastin e pranimit të titullit Qytetar Nderi i Ferizajt.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.