VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kryesocialisti nis sot turin për zgjedhjet e shtatorit
E Mërkurë, 09.09.2009, 02:11pm (GMT1)

 

Tiranë, 9 shtator, NOA Zgjedhjet e afërta të 26 shtatorit për kreun e partisë si edhe shpjegimi i arsyeve përse vendosi bojkotin e parlamentit, janë dy arsyet që e bëjnë kryesocialistin Edi Rama të nisë sot turin e tij në bazë.

Sipas burimeve pranë selisë rozë për agjencinë e Lajmeve NOA, turi i paralajmëruar do të nisë nga qyteti i Elbasanit dhe parashikon takime me të gjithë socialistët e bazës, të cilëve do t'u shpalosë platformën e tij elektorale për një mandat të ri në krye të Partisë Socialiste.

Ndërkaq, në një tur të ngjashëm pritet të angazhohet edhe kandidati tjetër që pretendon të jetë kryetari i ardhshëm i Partisë Socialiste, Maqo Lakrori.

Ky i fundit, mbeti i vetmi kandidat përballë Ramës, pasi Arben Malaj u tërhoq nga kara për kreun e Partisë Socialiste./NOA

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.