VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Muhedini: Nuk na dhanë një ministri, por do marrim patjetër ambasadën në SHBA E Premte, 09.11.2009, 12:16pm (GMT1)
Vërtet nuk kanë mundur të përfaqësohen me një ministër të tyrin në kabinetin e ri qeveritar, por do të këmbëngulin që të marrin patjetër përfaqësimin diplomatik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe atë në Bashkimin Evropian. Këto janë dy postet që tashmë PDI, partia që përfaqëson çamët në vendin tonë, pretendon të ketë në qeverinë e re "Berisha 2, përveç dy posteve të premtuara prej Berishës për zëvendës-ministra. Një fakt të tillë e ka deklaruar vetë kreu i PDI-së, Tahir Muhedini, sipas të cilit, bashkëpunimi i partisë së tij në kuadrin e qeverisjes së re me Partinë Demokratike do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pavarësisht mospajisjes së kësaj partie me një portofol ministror. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |