E Premte, 03.29.2024, 10:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e heqjes së vizave - Thaçi dhe Babaxhan: Kosova dhe Turqia krahëpërkrah në proceset Euroatlantike
E Martë, 01.13.2009, 03:28pm (GMT+1)

13 janar (Voal-online) Bëhet e ditur nga Prishtina se Kryeministri Hashim Thaçi ka pritur sot Ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë Ali Babaxhana, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare këtu. Në emër të qeverisë dhe të popullit të Kosovës kryeministri është shprehur mirënjohës e falënderues ndajQeverisë së Turqisë, kryeministrit Erdogan, presidentit Gyl, ministrit të Jashtëm Babaxhan, për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë popullit dhe shtetit të ri të Kosovës. Pas asnjë ngurim, Turqia është prej vendeve të para që e ka njohur Kosovën shtet i pavarur, ajo ka qenë vazhdimisht mbështetëse e Kosovës për liri, çlirim, për shtet tash në procesin e tranzicionit dhe do të jetë edhe në procesin integrues euroatlantik, ka theksuar Thaçi duke shtuar se "e çmojmë shumë prezencën e autoriteteve turke në Kosovë, qofshin ato ushtarake, policore, monetare dhe diplomatike". Thaçi është shprehur optimisht se arritjet e vitit të shkuar në marrëdhëniet midis dy vendeve do të njohin rritje të madhe më 2009 dhe në vitet e ardhshme, sidomos me nënshkrimin e dy marrëveshjeve sot midis dy vendeve, të cilat do ta lehtësojnë edhe qarkullimin e lirë të njerëzve, edhe të mallrave, në kuptimin më afirmativ të mundshëm, por që do ta lehtësojnë edhe investimin prej investitorëve turq në Kosovë.

"Kosova është vend i mundësive të reja. Investitorët dhe delegacioni i madh dhe i fuqishëm që ka ardhur nga Turqia në Kosovë e ka një përvojë dhe eksperiencë shumë pozitive, prandaj unë dua të besoj përvojë do të bartet në Kosovë dhe investitorët turq, si gjithë të tjerët, do ta kenë mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të kenë siguri të plotë për të investuar në Kosovë, në mënyrë që këto potenciale dhe këto mundësi të shfrytëzohen në kuptimin më të mirë të mundshëm," tha Thaçi.

Kryedipomati turk Ali Babaxhana, falënderoi Qeverinë e Republikës së Kosovës për gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Turqisë në të gjitha sferat dhe theksoi se Kosova dhe Turqia kanë lidhje historike të bashkëpunimit dhe ato do t'i vazhdojnë edhe në të ardhmen. Ai e cilësoi vizitën e tij historike në një vend me lidhje historike. "Kosova ka një vetëdije pozitive e cila mund të kontribuojë ne stabilitetin e rajonit në bashkëpunim të mirë me vendet fqinje", theksoi Babaxhan duke shtuar se sot do të bëhet një marrëveshje të heqjes së vizave dhe qytetarët e Kosovës do të mund të shkojnë në Turqi pa kurrfarë pengesa, po ashtu edhe qytetarët turq në Kosovë. MInistri i Jashtëm i Turqisë është pritur edhe nga Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Islam Lauka, emri i Ambasadorit të Republikës të Shqipërisë në Prishtinë - Propozimi tek Topi (01.12.2009)
Adem Demaçi: Të hapen dosjet e spiunëve edhe në Kosovë (01.11.2009)
Topi: Ich bin ein Prishtinas - Prishtina shpejt një kryeqytet evropian (01.09.2009)
Thaçi : Nuk do të lejojohet ndarje etnike qoftë në kuptimin qytatar apo territorial (01.08.2009)
Presidenti Topi: Ambasadori tashmë i emëruar do të jetë shumë shpejt në krye të detyrës në Prishtinë (01.05.2009)
Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi të enjten në Prishtinë (01.05.2009)
Presidenti Topi dekreton Kodin e Ri Zgjedhor (12.30.2008)
Parlamenti miraton ligjin për Kodin Zgjedhor dhe Prokurorinë (12.30.2008)
Turp që deputetët e PDK nuk e votuan ligjin (12.25.2008)
Presidenti Topi pret mediat (12.24.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]