VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e heqjes së vizave - Thaçi dhe Babaxhan: Kosova dhe Turqia krahëpërkrah në proceset Euroatlantike E Martë, 01.13.2009, 03:28pm (GMT1)
"Kosova është vend i mundësive të reja. Investitorët dhe delegacioni i madh dhe i fuqishëm që ka ardhur nga Turqia në Kosovë e ka një përvojë dhe eksperiencë shumë pozitive, prandaj unë dua të besoj përvojë do të bartet në Kosovë dhe investitorët turq, si gjithë të tjerët, do ta kenë mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të kenë siguri të plotë për të investuar në Kosovë, në mënyrë që këto potenciale dhe këto mundësi të shfrytëzohen në kuptimin më të mirë të mundshëm," tha Thaçi. Kryedipomati turk Ali Babaxhana, falënderoi Qeverinë e Republikës së Kosovës për gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Turqisë në të gjitha sferat dhe theksoi se Kosova dhe Turqia kanë lidhje historike të bashkëpunimit dhe ato do t'i vazhdojnë edhe në të ardhmen. Ai e cilësoi vizitën e tij historike në një vend me lidhje historike. "Kosova ka një vetëdije pozitive e cila mund të kontribuojë ne stabilitetin e rajonit në bashkëpunim të mirë me vendet fqinje", theksoi Babaxhan duke shtuar se sot do të bëhet një marrëveshje të heqjes së vizave dhe qytetarët e Kosovës do të mund të shkojnë në Turqi pa kurrfarë pengesa, po ashtu edhe qytetarët turq në Kosovë. MInistri i Jashtëm i Turqisë është pritur edhe nga Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu. |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |