VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Presidenti Topi vendos sot që është edhe afati i fundit për dekretimin ose jo të ligjit të Dosjeve por nëse nuk firmos ligji hyn automatikisht në fuqi
E Mërkurë, 01.14.2009, 08:25am (GMT1)

Voal-online - Shumica e popullit shqiptar kërkon hapjen e Dosjeve. Studentë dhe shoqatat e të përndjekurve këtyre ditëve i kanë kërkuar presidentit të Shqipërisë të dekretojë ligjin e Spiunëve, për të ndarë të shkuarën nga e sotmja dhe e ardhmja. Dhe pikërisht sot është afati i fundit kushtetues në dispozicion të Presidentit Topi për ta dekretuar apo për ta kthyer ligjin e dosjeve. Në dalejet më të fundit nëpër mediat e Shqipërisë Topi duket se do ta firmosë ligjin, por këtë do ta shohim më mirë në orët e pastajme të ditës.Por sipas burimeve nga Zëri i Amerikës, Presidenti Topi mund të mos shprehet mbi ligjin e dosjeve. Burime pranë tij i thanë Zërit të Amerikës se kreu i shtetit mund të vendosë të mos shprehet, pra të mos hedhë firmën mbi dekret duke lejuar kështu që ligji të hyjë në fuqi.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.