VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Krijohet koalicioni partiak zgjedhor AKR-LDD-PD
E Hënë, 09.14.2009, 02:13pm (GMT1)

 

 

Voal-online -Agjencia e pavarur e lajmeve bën të ditur nga Prishtina se është ravijëzuar tashmë koalicioni i parë mes subjekteve partiake që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në Kosovë.

 

Sipas NOA-s, ato janë tri partitë opozitare: Aleanca Kosova e Re (AKR), Lidhja Demokratike e dardanisë (LDD) dhe Partia e Drejtësisë (PD).

 

Partitë e koalicionit, gjithnjë sipas NOA-s, pritet që ta bëjnë publik sot bashkimin e tyre, në mbështetje të procesit zgjedhor të 15 nëntorit për krerët e rinj lokalë të Kosovës.

 

Numrin më të madh të kandidatëve pritet t'i ketë LDD e Nexhat Dacit, me 13 gjithsej, AKR e Behgjet Pacollit me 9 dhe PD Ferid Aganit me 2.

 

Nga dita në ditë pritet të shpallen publikisht edhe koalicionet e tjera partiake për zgjedhjet e vjeshtës në Kosovë, të cilat edhe pse në nivel lokal, do të tregojnë çfarë rreshtimi kanë partitë në elektoratin e vendit. (http://www.noa.al)

 

 

 

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.