VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Qeveria lë jashtë PDInë, Muhedini: gabova kur kërkova të votohej PD
E Enjte, 09.17.2009, 05:14pm (GMT1)

 

Përfundimi i formimit të qeverisë së re e cila është betuar sot para Presidentit të Republikës, ka lënë jashtë pas asnjë post ministror PDI-në e cila gjatë fushatës u identifikua si përkrahëse dhe që ishte në koalicion me Partinë Demokratike.

E ndërsa qeveria e re ka në mesin e saj ministra në radhët e LSI-së, PR-së kjo nuk ka ndodhur me PDI-në duke "revoltuar" dhe kryetarin e saj Tahir Muhedini i cili në një deklaratë dhënë sot për shtyp ka shprehur dhe gabimin që ka bërë gjatë fushatës ku u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Demokratike.

Megjithatë për Muhedinin nuk mbaron këtu, pasi ai shpreson të fitojë postet e tre zëvendësministrave.

"Deri në këto momente nuk ka pasur asnjë negociatë me zotin Berisha.

Na është thënë që kur të formohet qeveria dhe ne jemi pjese e negociatave të dyta se qeveria u formua.

Çdo forcë politike do të kishte zili të kishte një portofol ministror por megjithëse kjo nuk na u dha, atëherë presim negociatat e dyta me Berishën dhe ne jemi përgatitur për tre zëvendësministra" deklaroi sot kreu i PDI-së Muhedini.

"Kemi bërë një gabim, dhe ky është që kam bërë thirrje në disa qarqe t'i jepnin votat e tyre Partisë Demokratike" tha më tej Muhedini. (http://www.noa.al)

 

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.