VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Tiranë: Qeveria e re nis punën
E Premte, 09.18.2009, 08:51am (GMT1)

 

Sali Berisha dhe Edi Rama

 

 

Kabineti i ri qeveritar nisi zyrtarisht punën për të qeverisur Shqipërinë në katër vitet e ardhshme. Kryeministri Sali Berisha dhe 15 ministrat e tij u betuan para presidentit të Republikës Bamir Topi. Qeveria e re u zotua se se do të kryejë me përgjegjësi të plotë detyrën që i është besuar.



Qeveria mori votëbesimin e Kuvendit, me 74 vota për dhe vetëm një kundër, nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, si e vetmja forcë opozitare në Kuvend.

Siç ishte parashikuar, deputetët e grupit të Partisë Socialiste, nuk morën pjesë në seancë, ku krahas përbërjes së kabinetit u votua dhe programi i ri qeverisës.

 

Partia Socialiste, e udhëhequr nga Edi Rama, ka vendosur si kusht kryesor për rikthim në Kuvend, zhvillimin e hetimeve mbi zgjedhjet e 28 qershorit.

Prezantimin e programit qeverisës kryeministri Sali Berisha e shoqëroi dhe me thirrjen drejtuar opozitës për të hequr dorë nga bojkoti.


Berisha garantoi gjithashtu për bashkëpunim për të gjitha reformat e rëndësishme që i nevojiten vendit. (http://www.voal-online.ch)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.