VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Qeveri me muskujNga Ramiz LUSHAJ

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 08:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

Qeveri me muskuj

Nga Ramiz LUSHAJ


E Premte, 09.18.2009, 04:44pm (GMT+1)

                        

 

 

 

Edhe Qeveria "Berisha 1" i tregoi muskujt gjatë mandatit të saj, me arritjet e veta historike, veçanërisht në dy vitet e fundit, po kjo, Qeveri "Berisha 2", do të jetë që në stard e tillë: "Qeveri me muskuj", ku, muskujt e përgjegjësive të secilit prej 15 ministrave do të kenë aftësi fizike e morale dhe nerv kombëtar e politik për ta mbajtur në lëvizje graviteti, gjallëri integruese, ecje dinamike e brilante, Trupën Qeverisëse për t'ua dhënë Shqiptarëve "Shqipërinë në pëllëmbë të dorës", për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Para së gjithash, kjo qeveri e ka  ADN-në e vet: në emër, qëndrueshmëri e progresivitet, e ka shtyllën e vet kurrizore vitale, e ka "Herkulin" e vet, që ecë me peshën e trupit të vet... Është vet Lideri historik, Kryeministri Sali Berisha, që me artin e politikëbërjes, me nuhatjen hojzike politike e me vështrimin pa strabizëm politik të  aktualiteteve e prioriteteve, e ka ndërtuar  Qeverinë "Berisha 2" mbi shinat e të parës duke projektuar linja e stacione të reja për të dytën.

Qeveria Berisha 2, me të 15 ministrat e saj përfaqësues, në rreth 15 mijë ditë të mandatit, do të jetë "Qeveri me Muskuj".

 

1.

Padyshim, kjo qeveri ka muskuj të fuqishëm, pasi, nga prilli 2009, renditet ndër 28 shtetet antare të NATO-s, aleancës kolektive politiko-ushtarake më të fuqishme në historinë e njerëzimit dhe në hapësirat e globit.

Në rast se Bota më 2008 kishte buxhetin mbi 1.4 trillionë USD për sigurinë e paqes e forcën e luftës, NATO më 2009 ka mbi 1 trilionë USD buxhetin e saj, ku SHBA për vitin 2010 do ta ketë   636 bilionë USD buxhetin e saj.

 

2.

A nuk iu forcuan edhe më shumë muskujt kësaj qeverie me Nënshkrimin e Ratifikimin e  MSA e aplikimin për vend kandidat në BE, status të cilin pritet ta fitojnë së shpejti? Sigurisht që po e në saje edhe të kontributeve të saj.

Sot, pas Amerikës prijëse, Bashkimi Europian, po lufton të jetë e mbetet fuqia e dytë e botës në shumësinë numërore të treguesëve politik, ekonomik, ushtarak, kulturor e social, në përballje rivaliteti me Kinën, Japoninë, etj.

 GDP-në (PPP) për vitin 2008  Bota  e ka 69.4 trilionë USD, SHBA vjen e para me 14.3 trilionë USD, e ndjekur me shifër të përafërt nga BE, ndërsa Kina e treta me 7.8 trilionë USD, Japonia 4.4 trilionë USD, India 3.2 trilionë USD, Gjermania 2.8 trilionë USD, Mbretëria e Bashkuar e Federata Ruse me mbi 2.2 trilionë USD, Franca mbi 2 trilionë USD, etj.

Në GDP për banorë, për vitin 2008, SHBA arrin në 47.000 USD, BE në 33.400 USD, Kina në 6.000 USD, etj.

Në eksporte për vitin 2008 SHBA arriti në mbi 2.1 trilionë USD, BE  (para dy vitesh) në mbi 1.4 trilionë USD, Kina (2008) me 1.4 trilionë USD. Për importet më 2008 SHBA arriti në 2.1 trilionë USD, BE (para dy vitesh) në mbi 1.3 trilionë USD, Kina (2008) në mbi 1.1 trilionë USD.

 

 

3.

Pavarësia e Kosovës dhe ecja e saj drejt shtetësisë në këto tre vitet e fundit ia ka forcuar më shumë muskujt kombit shqiptar edhe në këto 4 vitet në vazhdim të mandatit të Qeverisë "Berisha 2".

Shqipëria e Kosova, me ADN e ABC të përbashkët, tashmë, në shek. XXI, po i lidhin më shumë zemrat e vatrat me rrugë autostradore, integrime paqësore, me "Shengenin Ballkanik" e "Marrëveshje të Tregtisë së Lirë", me shkëmbime tregtare e kulturore, etj., çka tregon se muskujt e qeverisë do të kenë ritmikë e dinamikë më të madhe, për të qënë më solid në tokën etnike e më të shpejtë në haphedhjet historike kombëtare shqiptare.

Vetëm numri i turistëve nga Kosova për vitin 2009 ka shënuar një rritje deri në tre herë më shumë,  pasi (sipas BSH) deri në qershor 2009 nga 1.2 milionë turistë të hyrë në Shqipëri 70 për qind e tyre ishin nga Kosova, ndërkohë që në vitin 2008 (sipas MTKRS) erdhën  324.771 turistë nga Kosova.

Volumi i shkëmbimeve tregtare në mes Shqipërisë e Kosovës nga 10 milionë Euro në vitin 2003 arriti në 60 milionë euro në vitin 2007 e në vitin 2009 pritet (sipas disa parashikimeve) të kalojnë mbi 100 milionë Euro.

 

 

4.

Kjo qeveri i ka muskujt e fuqishëm se legjendën e Konstandinit e Doruntinës e ktheu në realitet, se ëndrrën e të rënëve e të gjallëve për të afruar në kohë e hapësirë tokat e zemrat shqiptare..., e bëri realitet madhor me Korridorin e Shqiptarëve "Sali Berisha", me kilometrat e kësaj mrekullie shqiptare: Autostradën Durrës-Prishtinë.

Kjo sipërmarrje gjigande e Liderit historik të Shqiptarëve, Prof. Dr. Sali Berisha, në të gjitha gurët kilometrikë të saj pelegrinik nga Miloti në Morinë, në tunelin epokal të Kalimashit, në urat që lidhin malet, ka investimin e mendjeve të arta e zemrave të pastra shqiptare, me një kosto me fuqi muskulore shqiptare sa buxheti (pa grandet) i Afganistanit (2008) apo sa buxheti qeveritar i 19 shteteve të vogla në Oqeani, Amerikën Qendrore, Europë, etj (2008) apo përafërsisht sa buxheti i shtetit të ri të Kosovës (2008).

 Nëpër Korridorin e Kombit ( sipas stacionit policor Morinë, Kukës) gjatë korrikut 2008 kaluan 50 mijë njerëz e 19 mijë makina, ndërsa në korrik 2009 arriti në mbi 11 herë më shumë njerëz (447 mijë) e  gati  9 herë më shumë makina (215 mijë), duke pasë edhe deri në 50 autobuza në ditë.

 Vetëm eksportet e Kosovës me Shqipërinë ( sipas ESK) në korrik 2008 ishin 30 për qind e të 27 vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa në korrik 2009 arritën në 70 për qind të tyre.

 

 

5.

Kjo qeveri e dyta e Sali Berishës i ka muskujt e fuqishëm, sepse ka ndërmarrë vepra madhore në infrastrukturën shqiptare, si Boshtin e Jugut në trajektoren Elbasan-Belsh, Kuçovë-Berat, Kardhiq-Delvinë,Konispol-Sarandë, Berat-memaliaj; Unaza Veri dhe Juglindore e vendit në trajektoren nga Shkodra në Theth, Valbonë, Krumë, Kukës, Peshkopi, Librazhd, Kolonjë, Përmet, Delvinë; Autostradën e Bregut të Drinit (Korridorin e Alpeve) nga Prishtina në Shkodër e  në Portin e Shëngjinit (Portin e Kosovës), Rrugën autostradore të Arbërit nga Tirana drejt Dibrës së Madhe, Autostradën Tiranë-Elbasan, Shkodër-Vermosh, Levan-Vlorë, Levan-Tepelenë, shndrrimi në 4 korsi i Autostradës Veri-Jug, etj. duke çarë male e hedhur ura, duke shkurtuar distancat gjeografike e rritur lartësitë e unitetit e progresit, duke shkuar drejt Europës e botës nëpër rrugët tona, me krahët tanë, me këmbët tona.

Shqipëria, me qeverinë e saj muskuloze, gjatë mandatit të dytë, do të ndërtojnë rrjetin rrugor më të ri të rajonit, duke kaluar nga infrastruktura e Botës së Tretë në infrastrukturën moderne.

 

 

6.

Shqipëria është vet muskuloze përsa i përket burimeve ujore e potencialit të saj hidroenergjitik, që e renditin ndër vendet e para në Europë, ngaqë e ka lartësinë mesatare të territorit hidroenergjitik të lartë - rreth 700 metra mbi nivelin e detit, me reshje shiu e bore relativisht të larta ( 1.400 m/m në vit), me prurje mesatare shumëvjeçare të rrjedhës së përgjithshme të lumenjëve (1.245 m3/sek)  të një rendi me lumenjtë e Europës (lumi Po, Ren, etj.). Gjatë një viti, nga të gjithë lumenjtë e vendit, derdhen në det rreth 39 miliardë m3 ujë, mirëpo shfrytëzohet vetëm 30 për qind e këtij potenciali hidroenergjitik, etj.

Po kjo Qeveria "Berisha 2" me muskujt e saj do të ecin në një udhë të re të startuar në dy vitet e fundit të mandatit të parë, të nisur pothuaj nga zero, në një udhë sfidante nga sipërmarrja dhe produktive nga arritjet, për prodhimin e energjisë bërthamore, ngritjen e disa impianteve të energjisë diellore, por, njëkohësisht, do të bëjnë realitet objektivin e saj për dyfishimin e kapacitetit aktual të prodhimit të energjisë, duke e bërë Shqipërinë një eksportuese të energjisë elektrike, duke e kthyer (sipas vizionit të kryeministrit Berisha) në një superfuqi të vogël energjitike në rajon.

Gjatë këtij mandati të startuar do të ndërtohen 104 hidrocentrale, disa parqe energjitike, me një kapacitet prodhues të marrë së bashku mbi 1 mijë megavat, me një investim tërësorë prej 2.2 miliardë Euro dhe do të punësohen mbi 60 mijë vetë. Këto hidrocentrale do të ndërtohen në kaskadën e Devollit, (projekti më i madh në Europë me investim 1.1 miliardë Euro), në kaskadën e Vjosës e të Osumit, në lumenjtë e Valbonës e Currajt, Cemit, Kirit e Gjadrit, Fanit të Madh e të Vogël, Smokthinës, etj., përkatësisht: 14 në Bulqizë, 10 në Kukës, 9 në Tropojë, nga 8 në Gramsh, Korçë, Librazhd, 7 në Shkodër, 6 në Dibër, nga 4 në Tepelenë e Mat, nga 3 në Përmet, Pogradec, Berat ( pa përfshirë Vjosën), nga 2 në Gjirokastër, Sarandë, Tiranë e Pukë, nga një në Elbasan, Skrapar, Mirditë e Kolonjë.

 

7.

Kjo qeveri i ka të forcuar muskujt  me buxhetin e vitit 2009, (5.2 miliardë USD), që është buxheti më i madh i historisë sonë kombëtare, dy herë më i madh se në vitin e fundit të qeverisjes së socialistëve.        

Ndërkohë që, Maqedonia (2009) e kishte 2.6 miliardë Euro buxhetin e saj, më i madhi buxhet në historinë e pas pavarësisë së vet, ndërsa  Kosova  (2009) e ka buxhetin mbi 1.4 miliardë Euro.

 

8.

Qeveria "Berisha 2" ka muskuj më të fortë se vjen pas përmbylljes së Tranzicionit të stërzgjatur shqiptar dhe nuk do të cilësohet si të mëparshmet "Qeveri e Tranzicionit", por si "Qeveri e Shqipërisë Europiane", "Qeveria e Integrimeve Euro-Atlantike".

Tranzicionit, i vendosi kufinj me arritjet historike të mandatit të parë qeverisës, e firmoi si epilog, Legjenda e Gjallë e Kombit Shqiptar, Prof. Dr. Sali Berisha, me çuarjen e Shqipërisë në NATO; me Nënshkrimin e Ratifikimin e MSA e ecjen e Shqipërisë drejt statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, me sipërmarrjet madhore si Korridorin e Kombit (Autostradën Durrës-Prishtinë) e ato në infrastrukturën rrugore kombëtare, më 104 veprat energjetike në proçes, etj.; me privatizimet strategjike në energjitikë e naftë, etj.; me buxhetin e vitit 2009; me standardet e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009; me dyfishimin e pagave e pensioneve, etj.

Më vjen çudi se si "tranzistorët" e disave ende uturojnë për kapërcimin e Tranzicionit, ndërkohë që është tejkaluar me arritjen e  të gjithë parametrave politik, ekonomik, ushtarak, social, etj., që përcaktojnë përmbylljen e tij. Fakti që ende do të përballemi me disa pasoja të Tranzicionit nuk do të thotë se jemi në Tranzicion.

 

           9.

          Muskujt e kësaj qeverie të mandatit të dytë të Sali Berishës kanë forcën legjitime të zgjedhjeve parlamentare shqiptare të 28 qershorit 2009, që për herë të parë teknologjia e logjistika e tyre ishte e niveleve euro-atlantike si me letërnjoftimet e pasaportat biometrike, në numrimin e votave, me rregjistrin elektronik të votuesëve, etj., që për herë të parë realizohen zgjedhjet më demokratike në këtë vend, pasi ishin pa plagë e gjak, me një kod e sistem të ri elektoral, me unanimitet të komisionerëve deri në KQZ, me progres e legjitimitet në shqyrtimin e  ankesave, etj.

         Këto zgjedhje ishin një "pranverë demokratike", ku secila "lule" e arritjeve është më e mirë se tjetra e të gjitha së bashku e lulëzojnë Elektoriadën 2009. Përsa i përket Edvinizmit lidhur me llapaçitjet e mbllaçitjet e tij  për këto zgjedhje duhet thënë se le të vazhdojnë kukamën e vet, pasi askush nuk merret me faktin "pse qyqet vajtojnë në pranverë".

 

10.   

Asnjë qeveri shqiptare nuk ka pas kaq shumë personalitete me tituj e grada shkencore (13 prej tyre) sa  kjo e tanishmja, Qeveria "Berisha 2".

Në këtë qeveri mbajnë tituj e grada të larta shkencore nga Kryeministri, Prof. Dr. Sali Berisha, e deri te më e reja në moshë, Dr. Majlinda Bregu, nga Prof. Dr. Genc Ruli e Prof. Dr. Myqerem Tafaj edhe te tre nga ministrat e rinj që mandatohen për herë të parë në një detyrë të tillë, si Petrit Vasili, Ferdinand Xhaferri e Spiro Ksera, 

Ministrat e kësaj qeverie kanë kryer studime pasuniveristare e vlerësuar me tituj shkencor "master" apo ekuvaletët e tij kërkues shkencor", etj. në universitetet më të njohura të botës, që kanë shekuj nga themelimi i tyre, si në Universitetet Harvard, Neë Mexico, Teksas, Kaliforni ... të Amerikës, në atë Montpellier të Francës, në Universitetin e Vjenës e atë të Utrechtit në Hollandë, etj.

Edhe ky fakt dëshmon se kjo qeveri është me muskuj të fortë, me forcën më të madhe të njerëzimit, me diturinë.

        

 

  11.

Qeveria "Berisha 2" e ka  moshën e saj mesatare të re, 43 vjeç, çka, në këtë tregues, e rendit  ndër  vendet e para në botë.

Kjo qeveri e ka moshën mesatare rreth 5 vjet më të re se ajo e mëparshmja. Vetëm 12.5 për qind e saj janë mbi moshën 51 vjeç.

 Në këtë tregues ka një ndryshim esencial me disa shtete: në rast se në Shqipëri, një moshë mesatare kaq të re, është prurje e zhvillimeve politike, ekonomike, sociale, etj. të vendit, në të tjerat është rrjedhojë e kalkulimeve politike për të shënuar një rekord të tillë.

Në Ballkan, Shqipërisë, ia kalon vetëm  Maqedonia, e cila ka "Qeverinë e të Rinjëve", pasi nga 22 antarë të kabinetit qeveritar, 9 prej tyre i ka të moshës nga 29-39 vjeç ( një 29 vjeç, dy 30 vjeç, dy 31 vjeç, një 33 vjeç, etj.), ndërkohë që ministrin e Drejtësisë e ka 72 vjeç.

Kjo qeveri me moshë mesatare  kaq të re tregon se do të kenë muskuj të fortë për të përballuar programin e saj 4 vjeçar, programin më ambicioz e më perspektiv në historinë e vendit, për të siguruar e lartësuar integrimet euroatlantike, për të rritur treguesit ekonomiko-financiar e social të zhvillimit të Shqipërisë.

 

12.

Nisur nga disa kritere si sipërfaqja, popullsia e sistemi qeverisës jo federal, Qeveria "Berisha 2" është ndër vendet e pakta të botës me ekipin qeverisës më të vogël, çka, për shumë arsye, e bën të jetë me muskuj edhe më të fortë.

Shtetet ballkanike kanë qeveri më të mëdha, si Serbia me 30 vende (kryeministër, 4 zv.kryeministra, 24 ministra e 1 ministër pa portofol), Turqia  me 30 vende (kryeministër, 3 zv.kryeministra, 11 ministra shteti, 15 ministra), Kroacia 22 vende, Rumania 21 vende ( kryeministër. zv.kryeministër e 19 ministra), Sllovenia ka kryeministër, 15 ministra. 3 ministra pa portofol dhe 15 sekretarë shteti, Kosova 20 vende (kryeministër, 2 zv.kryeministra e 17 ministra),  Greqia 18 vende, etj. Në Europë ia kalojnë vetëm disa vende balltike, nordike, etj.

Luksemburgu, me 2.586 km2 e 494 mijë banorë, në qeverinë e mandatuar më 29 korrik 2009, ka kryeministër, zv/kryeministrër e ministër të jashtëm dhe 13 ministra.

 Mali i Zi fqinjë, me 13.812 km2 e rreth 700 mijë banorë ka 23 vende: kryeministër, zv.kryeministra, 17 ministri e 2 ministra pa portofol, ndërsa Maqedonia fqinjë, vend kandidat për në BE, me 25.713 km2 e 2.2 milionë banorë, ka 22 vende në qeverinë e saj: kryeministri, 4 zv.kryeministra, 14 ministra, 3 ministra pa portofol.

Shqipëria nuk ka "qeveri të vogël" vetëm nga numri i ministrive, por edhe nga administrata e saj, çka gjatë mandatit të parë pati shkurtime organike, ndërsa në mandatin e dytë do të avancohet përseri me 10 për qind.

          

13.

Qeveria "Berisha 2" është me muskuj të fortë, sepse është nga të paktat qeveri të botës së sotme që ka rimandatuar më shumë ministra në kabinetin e saj.

 Nga 15 ministrat e saj, 11 prej tyre kanë qënë të mandatuar nga dy deri në katër herë ministra në qeveritë e mëparshme, çka tregon qëndrueshmëri qeverisëse e besueshmëri ndaj qeverisë, etj.

Fjala vjen,  Vendet Skandinave, që kanë qeverisje me tregues të arritjeve nga më të lartat në botë, nuk e kanë arritur këtë tregues, si Finlanda, Danimarka, etj. Në qeverinë "Vanhanen 2" (19 prill 2007) në Finlandë, nga 19 ministra  janë rimandatuar 11 prej tyre (të cilët kanë qënë në detyra ministrore nga dy deri në katër herë).

Nga Qeveria "Berisha 1" rimandatohen 8 ministra si Basha, Bode, Olldashi, Bregu, Pollo, Nishani, Ruli e Mediu, ndërsa nga Qeveria Meta (Nëntor 1999- shkurt 2002) Imami e Prifti, ndërsa Zv.Kryeministri e Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ka qënë Zv.kryeministër e Ministër i Jashtëm (2002-korrik-2003), Zv.Kryeministër e Ministër i Koordinimit Qeveritar (1998-tetor-1999) dhe Sekretar Shteti në MPJ (Mars-tetor 1998).

Interesant dhe i vlerësueshëm është fakti se ministrat e këtij kabineti qeveritar gjejnë përvojë e arritje nivelore edhe në ato dikastere, ku nuk janë rimandatuar ministrat e Qeverisë "Berisha 1". Fjala vjen, ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, pavarësisht nga objektivat madhore të këtij mandati për bujqësinë në dyfishimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale, etj, do ta ketë më të lehtë startin për të ecur shpejt dhe më të vështirë stadin për t'u matur shpejt me arritjet e punës të ish-ministrit, Jemin Gjana. Po kështu  mund të flasim edhe për ministrin e Drejtësisë, etj.

 Secili prej ministrave të rimandatuar mbart me vete një përvojë të madhe në karrierën politike, çka do të sjellë medoemos nivele të reja progresi në dikasteret e tyre dhe në qeverisjen e vendit, do të jenë garanci për përmbushjen e programit qeverisës më ambicioz në 18 vitet e pluralizmit.

Për të gjitha këto e të tjera, Qeveria "Berisha 2", me të 15 ministrat e saj përfaqësues të vullnetit politik të popullit, në rreth 15 mijë ditë të mandatit të saj, do të jetë "Qeveri me Muskuj", do të jetë Qeveria e Shqipërisë Europiane.

 

 Tiranë, më 18.09.2009

Ramiz Lushaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Tiranë: Qeveria e re nis punën (09.18.2009)
Qeveria lë jashtë PDInë, Muhedini: gabova kur kërkova të votohej PD (09.17.2009)
KQZ e Kosovvës: Për zgjedhjet e 15 nëntorit aplikuan 76 subjekte (09.17.2009)
LDD dhe AKR nënshkruajnë marrëveshje politike për zgjedhjet lokale 2009 (09.15.2009)
Berisha: Raporti i OSBE/ODIHR dëshmon se vendi bëri zgjedhjet më dinjitoze dhe se numërimi ishte korrekt (09.15.2009)
Krijohet koalicioni partiak zgjedhor AKR-LDD-PD (09.14.2009)
Fushata, Rama e Lakrori në Shkodër: Të bashkohet e majta dhe ndryshojmë qeverinë (09.13.2009)
Jozefina Topalli - Butësia e zonjës së hekurt (09.13.2009)
Ekonomia e Shqipërisë dhe kriza botërore (09.12.2009)
Berisha: Pse ishte e vështirë përzgjedhja e emrave në qeveri (09.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]