VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TIA: Nevojitet transparencë mbi financimin e partive në Shqipëri
E Martë, 09.22.2009, 07:32am (GMT1)

 

Në Shqipëri dega lokale e organizatës Transparency International shprehur sot shqetësim lidhur me mungesën e transparencën mbi fondet që partitë politike shqiptare kanë përdorur gjatë fushatës zgjedhore. 

Transparency International Albania, (TIA) shprehet se një ndër problemet e mëdha në Shqipëri mbetet përdorimi i fondeve publike, një shqetësim i ngritur edhe nga raportet ndërkombëtare. Edhe raporti përfundimtar mbi zgjedhjet i ODIHR  kërkon një përmirësim ligjor dhe përforcim të masave për kontrollet mbi financimin e partive.

Kodi Zgjedhor shqiptar parashikon caktimin nga KQZ të ekspertëve kontabël që të ushtrojnë kontrolle mbi llogaritë e partive. TIA kërkon që një ligj i ri për këtë çështje të përfshijëtransparencën financiare të partive politike  edhe gjatë periudhës mes dy zgjedhjeve. (http://www.voanews.com/albanian)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.