VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kanadaja ratifikon Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO
E Enjte, 01.15.2009, 05:10pm (GMT1)

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përshëndet vendimin Kanadasë për ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kanadaja bëhet kështu vendi i 18-të anëtar që ka ratifikuar protokollin e aderimit të Shqipërisë në Aleancë.

Ky vendim njoftua dje më datë 14 janar 2009, gjatë një ceremonie të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kanadasë Z. Lawrence Cannon. Në fjalën e tij, ministri kanadez u shpreh se Kanadaja ka qenë një mbështetëse e fortë e aspiratave të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO dhe ratifikimi i këtyre protokolleve është shprehja më e qartë e kësaj mbështetje.

Vendet anëtare të NATO-s kanë shprehur në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s të mbajtur në data 2-3 dhjetor 2008 në Bruksel, vullnetin e tyre për të përfunduar sa më shpejtë ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë, me qëllim që këto dy vende të anëtarësohen para Samitit të Strasburg Kehlit që do të mbahet në prill 2009. Kjo do të mundësonte pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë Samit si anëtare me të drejta të plota./Voal-online



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.